Thirrje për Aplikim – “Gara me Ese”

Buletini Ekonomik nga sot shpall të hapur garën me ese të titulluar “Pandemia Ekonomike: Si duhet ti pëgjigjet Qeveria e Kosovës dhe sektori privat krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19?”.

Kosova është duke u përballur me krizën më të rëndë ekonomike që nga shpallja e pavarësisë, me 2008. Deri më tani, debatet se si duhet të reagohet ndaj kësaj krize kanë qenë jo të mjaftueshme. Tashmë ka një plan të Qeverisë së Kosovës për “rimëkëmbjen ekonomike”, por jo të gjithë besojnë që është plani i duhur.

Nëse jeni entuziast dhe doni t’i ndihmoni këtij debati jeni në vendin e duhur.

Buletini Ekonomik fton të gjithë ekonomistët, studentët, gazetarët e ekonomisë dhe ndërmarrësit, që të aplikojnë në këtë thirrje.

Tri eset më të mira do të përzgjedhen nga një juri profesionale. Vendi i parë do të shpërblehet me 300 euro, vendi i dytë me 200 euro, kurse vendi i tretë me 100 euro.

Kriteret:

– Eseu duhet të jetë i gjatë jo më pak se 800 fjalë dhe jo më shumë se 1200 fjalë.

– Idetë e paraqitura në ese duhet të jenë autentike dhe të bazuara në citime nga burime relevante si FMN, BB, BQK etj.

– Të drejtë aplikimi kanë sudentë, gazetarë, dhe ndërmarrës që vijnë nga fusha e ekonomisë.

– Eseut bashkangjitjani një CV tuajen.

Mënyra e aplikimit?

Eseun duhet ta dërgoni në emailin: [email protected]

Gara është e hapur nga data 7 shtator 2020 deri me 31 shtator 2020. Në subjekt shkruani: “Gara me Ese”