Tri këshilla të thjeshta për sukses nga letra e aksionerëve të Netflix

Pavarësisht konkurrencës së fortë, kjo deklaratë tregon se si Netflix qëndron në krye.

Netflix njoftoi fitimet e saj të tremujorit të katërt. Në një letër drejtuar aksionerëve të saj, kompania raportoi se kapërceu 200 milionë të abonuar, me një shtim prej 37 milionë vetëm vitin e kaluar. Ky është një numër mbresëlënës në mes të konkurrencës mbresëlënëse.

Për krahasim, Disney+ raportoi se e mbylli vitin 2020 me 87 milion abonentë, me një shtim prej 50 milion gjatë vitit të kaluar. E lançuar në fund të vitit 2019, Disney+ duket qartë se përfitoi nga lista e saj e mirënjohur me përmbajtje, nga një hit siç ishte Star Wars Spinoff si edhe nga fakti që për shumë njerëz, transmetimi me video ishte e vetmja formë e argëtimit e mundur.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, çdo herë që Disney+ i shtohet një abonent, me shumë mundësi ata tashmë janë një klient i Netflix, dhe nuk duket se shumë prej tyre po e braktisin këtë të fundit. Kjo do të thotë që Netflix mbetet në krye të luftës për shikueshmëri – të paktën tani për tani.

Ky pasazh nga letra shpjegon shumë mirë pse-në e këtij suksesi: 

“Strategjia jonë është e thjeshtë: Nëse mundemi të vazhdojmë të përmirësojmë Netflix çdo ditë për të kënaqur më mirë anëtarët tanë, do mund të jemi zgjedhja e tyre e parë për argëtimin në internet. Viti i kaluar është një dëshmi e kësaj qasje. Disney + kishte një vit të parë masiv, 87 milion abonentë të paguar dhe ne regjistruam vitin më të madh të rritjes së anëtarësisë së paguar në historinë tonë.”

Sipas Netflix, konkurrenti i tij më i madh, Disney +, kishte një vit shumë të mirë, por kjo nuk e ndaloi Netflix të kishte “vitin më të madh të rritjes së anëtarësisë së paguar”.

Unë mendoj se ka tre arsye pse:

“Vazhdoni të përmirësoni.”

Kur jeni në majë, është e lehtë të dëshironi të qëndroni atje. Në këtë aspekt, mund të jetë e lehtë të vetëkënaqesh dhe të pushosh pas suksesit tënd. Vetëm se, të qenit në krye nuk të jep të drejtë të qëndrosh atje përgjithmonë. Dalëngadalë, do të vijë dikush, i cili do të përpiqet t’ju rrëzojë.

Kur ta bëjnë këtë, mund të harroni ccfarë ju çoi atje, pasi do të duhet të vazhdoni të rriteni. Ky mund të jetë gabim fatal.

Në rastin e Netflix, kompania thotë se strategjia e saj është që “të vazhdojë të përmirësohet”. Pothuajse çdo kompani thotë diçka të ngjashme, por ka rëndësi nëse ata vërtetë e përjetojnë këtë.

Netflix vë në dukej:

Si një hap tjetër emocionues në këtë përpjekje, kemi provuar një komponent të ri, i cili u jep anëtarëve mundësinë të zgjedhin të shikojnë menjëherë titullin ezgjedhur për ta, kundrejt shfletimit. Përgjigjia ka qenë pozitive dhe planifikojmë ta shpalosim atë globalisht në gjysmën e parë të 2021.

Problemi më i madh me përdorimin e çdo shërbimi transmetimi është paraliza e marrjes së vendimit. Fakti që Netflix është duke punuar se si të eleminojë edhe atë problem, tregon se është përkushtuar për të vazhduar të përmirësohet.

“Të kënaqim anëtarët tanë”

Kam besuar prej kohësh se kënaqësia është një ndër mjetet më të fuqishme të çdo marke. Kur krijoni kënaqësi, ju u jepni klientëve tuaj një dhuratë.

Shumë kompani nuk arrijnë të shohin se mund të bëjnë më shumë se sa thjesht prodhimi i produkteve. Ndonjëherë, kënaqësia është gjetja e një filmi të ri ose një shfaqje televizive, të cilën nuk i’a kishit idenë se ekzistonte, por nuk mund të ndaloni së shikuari. Ndonjëherë është të parët e një shfaqjeje të vjetër, të preferuar, për herë të parë me fëmijët tuaj.

Krijimi i kënaqësisë ka të bëjë me më shumë sesa krijimin e produkteve. Ka të bëjë me krijimin e eksperiencave. Ajo që krijoni bëhet më shumë sesa një produkt ose një shërbim. Bëhet një përvojë që i shton vlerë jetës së dikujt.

“Të qenit zgjedhja e parë”

Dominimi i Netflix ka qenë pothuajse gjithmonë, pasi është i parapërcaktuar. Nëse keni ndonjë shërbim transmetimi, me siguri keni Netflix. Arsyeja që Netflix shtoi vetëm 37 milionë abonentë krahasuar me 50 milion të Disney+, është se shumë njerëz tashmë e kanë Netflix.

Ndoshta teknikisht nuk ka qenë shërbimi i parë i transmetimit të videove, por është ai që e bëri transmetimin diçka për të cilën njerëzit regjistrohen çdo muaj. Një ndër arsyet kryesore është se Netflix gjithmonë ka diçka për të gjithë.

Me kalimin e viteve, ndërsa konkurrenca shfaqej, ka humbur disa prej tyre. Netflix humbi “The Office” ashtu si edhe “Friends” gjatë vitit të kaluar, dy prej shfaqjeve më të njohura. Megjithatë, vazhdon t’i zëvendësojë ato me hite si “The Queen’s Gambit”. Qëllimi është të siguroheni se jeni opsioni i parë kur flitet për të parë diçka.

Qëllimi përfundimtar i Netflix është të jetë vendi i parë ku hidhni sytë. Më pas duhet të ketë një produkt të lehtë për t’u gjetur. Së fundi, të ketë diçka që dëshironi ta shikoni, pavarësisht nëse është një i vjetër, i preferuar apo diçka origjinale.

Mësimi, në këtë pikë, është sa i thjeshtë, aq edhe i qartë: Vazhdoni përmirësohuni. Gjeni mënyra për të kënaqur klientët tuaj. Bëhuni zgjedhja e tyre e parë.

INC