KRU ‘Prishtina’ njofton se për pak orë rikthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për pak orë do të rikthehet furnizimi me ujë për banorët e Fushë Kosovës.

Sipas kompanisë, kjo do të ndodhë pasi të bëhet mbushja me ujë e rezervuarit në Shkabaj nga linja e liqenit të Batllavës.

“Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës, aktualisht jemi duke e bërë mbushjen e rezervuarit në Shkabaj nga linja e Batllavës. Nevojiten edhe pak orë deri te mbushja optimale e rezervuarit, pastaj uji lëshohet për objektet tuaja. Niveli i rezervuarit në Shkabaj që jemi duke e furnizuar nga linja e Batllavës, do të na mundësojë që sot në orët e pasdites ta furnizojmë me ujë Fushë Kosovën aq sa na mundësojnë kushtet teknike dhe niveli në rezervuar. Në momentin që uji lëshohet, ju lusim që ta përdorni atë me kujdes të shtuar”, njofton kompania.

Reklama e sponzorizuar