Investimet e huaja direkte në 2020 – UNCTAD: Kina, me fluksin më të madh në botë, lë pas SHBA-të

Kina ka regjistruar investime të huaja direkte rekord në vitin 2020, ndërkohë që koronavirusi u përhap në të gjithë botën, duke tërhequr 163 miliardë dollarë flukse hyrëse. Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) theksoi se kjo ishte shifra më e lartë në botë, ndjekur me 134 miliardë dollarë investime të tërhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara kishin flukse hyrëe të investiemve të huaja direkte në 251 miliardë dollarë, ndërkohë që Kina ndiqte me 140 miliardë.  Ekonomia e dytë më e madhe në botë është përshpejtuar në tremujorin e katërt dhe norma e rritjes ka thyer pritshmëritë, pasi e mbylli vitin në formë të mirë.

Produkti i Brendshëm Bruto në Kinë u rrit me 2.3% në vitin 2020, duke u bërë ekonomia e vetme e madhe që shmang tkurrjen në vitin e kaluar. Ekonomia kineze ka surprizuar shumë analistë me shpejtësinë e rimëkëmbjes nga goditja e koronavirusit, veçanërisht pasi autoritetet kanë hasur edhe sfida në luftën tregtare me SHBA.

Reklama e sponzorizuar

Në total, investimet e huaja direkte botërore kolapsuan në vitin 2020, në rënie me 42% në 859 miliardë dollarë, nga 1.5 trilionë dollarë në vitin 2019, sipas raportit të UNCTAD.  “Investimet e huaja direkte e mbyllën 2020 me më shumë se 30% rënie nga niveli i krziës financiare ndërkombëtre në 2009-n”- theksoi Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin. /Scan tv/