Reduktime të ujit në këto zona

Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj ).

“Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky Impiant, me çrast jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë”, njofton ujësjellësi, transmeton Gazeta Express.

“Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë.

Reklama e sponzorizuar

Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, përfundon njoftimi.