Prej nga erdhën investimet e huaja gjatë pandemisë?

Gjermania e Zvicra vazhdojnë të prijnë në listën e shteteve me Investimet më të larta Direkte në Kosovë edhe gjatë vitit 2020.

Sipas Buletinit Mujor Statistikor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, për muajin nëntor 2020, shtetet kryesore investuese në territorin e Kosovës janë: Gjermania, Zvicra, Turqia, Austria, SHBA-të, Sllovenia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Megjithatë, në mesin e të gjitha këtyre shteteve, Gjermania prin me kapacitetin më të madh të Investimeve Direkte në Kosovë për vite me radhë, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Vitin që e lamë pas, deri në shtator të 2020-s, ekonomia e dytë më e madhja në botë, kishte investime në vendin tonë mbi 550 milionë euro, duke lënë prapa saj Zvicrën, me po ashtu mbi 500 milionë euro Investime direkte në Kosovë.

Turqia, deri më tani, merr pjesë me një vlerë të Investimeve Direkte në Kosovë me rreth 440 milionë euro, Austria me mbi 250 milionë euro, kurse ShBA-të, Shqipëria dhe Sllovenia me një shifër si të përafërt me mbi 200 milionë euro investime brenda Kosovës. Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar më 2020, pati një shifër të Investimeve Direkte në Kosovë nën vlerën e 200 milionëve, diku rreth 190 milionë euro. /Buletini Ekonomik/