Në ShBA fitohet jackpot-i prej 1 miliard dollarësh në lotari

Një tiketë fituese e lotarisë për jackpot-in prej 1 miliard dollarësh është shitur në Michigan. Ky është çmimi i tretë më i lartë që është fituar ndonjëherë në historinë e lotarive në ShBA.

Numrat fitues, të cilët u tërhoqën të premten, ishin 4, 26, 42, 50, 60 dhe 24, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Çmimi më i lartë që jep lotaria ka qenë duke u rritur nga shtatori. Jackpot-i i ardhshëm i kësaj lotarie është 20 milionë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Tiketa fituese e së premtes erdhi vetëm dy ditë pasi blerësi i një tikete tjetër në Maryland fitoi 731.1 milionë dollarë në jackpotin e lotarisë Powerball.

Vetëm dy tiketa lotarie kanë qenë më të mëdha në ShBA e që janë fituar nga ata që kanë luajtur. Në vitin 2016, dikush ka fituar 1.58 miliard dollarë, ndërsa në tetor të vitit 2018 u shpall fituesi i 1.53 miliard dollarëve në lotarinë Mega Millions.

Gjasat për fitimin e jackpot-it në lotarinë Mega Millions janë jashtëzakonisht të ulëta – një në 302 milionë e 500 mijë.

Kjo lotari luhet në 45 shtete të ShbA-së, Washington DC dhe Ishujt e Virgjër.