Elon Musk jep 100 milionë dollarë për kë investon në tekologjinë e kapjes së CO2

Elon Musk

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka bërë të ditur se do të dhurojë 100 milionë dollarë për teknologjinë më të mirë që mund të kapë dioksidin e karbonit.

Musk, i cili arriti dhe e tejkaloi themeluesin e Amazon Jeff Bezos, duke u bërë personi më i pasur në botë këtë muaj, njofto në Tëitter duke theksuar se do te ndajë më shumë detaje javën që vjen.

Pse është e nevojshme kjo? Emetimi i dioksidit të karbonit në 100 vitet e fundit, është rritur me ritme të shpejta, duke sjellë një ngrohje globale dhe ndryshim klimatik të paprecedentë.

Reklama e sponzorizuar

 “Do të dhuroj 100 milionë dollarë për teknologjinë më të mirë të kapjes së karbonit”, shkroi Musk për 42.7 milionë ndjekësit e tij.

Kapja e karbonit është procesi i bllokimit të mbetjeve të dioksidit të karbonit direkt nga ajri, ose pak para se të emetohet nga fabrikat dhe termocentralet.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, aktualisht janë rreth 20 projekte të tilla të përdorimit dhe ruajtjes së karbonit (CCUS) që janë aktive në tregun ndërkombëtar.

Sipas agjencisë, 30 projekte janë dakordësuar që nga viti 2017, por ka nevojë për shumë më tepër për të parandaluar emetimet e karbonit dhe rrjedhimisht edhe rritjën e temperaturës në Tokë. /SCAN tv/