Bitcoin në ‘krizë’, vazhdon rënia e vlerës së kriptovalutës

Bitcoinit gjatë javës së fundit ka pësuar rënie të dukshme të vlerës.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është nën nivelin e 34 mijë dollarëve, që brenda një dite është zhvlerësuar me mbi 1,000 dollarë.

Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është ka rënë me rreth 5 për qind, kurse brenda një jave është rreth 12 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 969 milionë dollarë, ku përbën rreth 65 për qind të tregut të këtyre valutave.