Aksionet amerikane shënojnë nivele rekorde në ditën e betimit të Joe Bidenit

Aksionet amerikane shënojnë nivele rekord në ditën kur Joe Biden bëri betimin si president.

Aksionet e SHBA-së përfunduan të mërkurën në pikat më të larta historike, raporton cnn.

Përurimi i presidentit Joe Biden dhe pritjet për më shumë stimul qeveritar, përveç një sezoni fitimesh deri më tani të suksesshme, e shtynë tregun më lart.

Reklama e sponzorizuar

Kështu u mbyllën bursat amerikane gjatë ditës së sotme, ku Dow mbylli me 0.8 për qind, ose 258 pikë.

S&P 500 u rrit me 1.4 për qind dhe Nasdaq Composite u ngjit gati dy për qind.