Emaili, një prej metodave më efikase

Marketingu përmes emailit është njëra prej metodave më efikase të përmbajtjes së marketingut…nëse dini se si ta bëni në mënyrë të duhur.

Përderisa ne të gjithë mund t’a pranojmë se duhet të angazhohemi më shumë në një strategji për të maksimizuar përgjigjet tona ndaj emaileve, mund të jetë e vështirë të dimë se ku të fillojmë. Pas të gjithash, ne dërgojmë dhe pranojmë emaile çdo ditë por kurrë nuk studiojmë shkencën e asaj se çfarë e bën një fushatë të suksesshme. Mos u brengosni, sepse kam përmbledhur disa këshilla të dobishme për ju

Ju nuk po dërgoni emaile të konfirmimit

Reklama e sponzorizuar

Konfirmimet janë njëra prej mënyrave më të sigurta për të rritur abonimet tuaja, por ende vetëm 26 përqind e kompanive të njohura i dërgojnë ato. Emailet e konfirmimit shtojnë një shtresë të besimit për konsumatorët e rinj, duke i siguruar ata se aplikacioni i tyre është marrë parasysh. Merrni kohën për të vendosur këtë; do të shihni më shumë rezultate menjëherë.

Ju nuk keni stimulim

Sipas Wordstream, emailet me stimulim rrisin klikimet në 371 përqind, dhe shitjet në 1,617 përqind, e cila do të thotë se kjo strategji mund të rrisë biznesin tuaj jashtëzakonisht shumë. Filloni duke dhënë përgjigje vepruese për të angazhuar më shumë abonentë.

Përmbajtja juaj nuk lidhet me ta

Përderisa është e rëndësishme të keni përmbajtje të cilat shtyjnë shitjet, ajo përmbajtje duhet të lidhet me audiencën tuaj. Mbani në mend, ju jeni pjesërisht një burim edukimi/argëtimi për abonentët tuaj, kështu që mbajeni atë në mend kur krijoni një postim.

Ju dërgoni emaile në kohën e gabuar

Besojeni ose jo, ka një shkencë e cila tregon në çfarë kohe të dërgoni email. Sipas Hubspot, koha më e mirë është 11 paradite, e cila, varësisht nga industria juaj, mund të jetë një këshillë e mirë për ta testuar.

Ju nuk optimizoni rreshtat e subjektit

Kjo është e ngjashme me stimulimin, duhet të zgjidhni me kujdes çfarë përdorni për të fituar më së shumti përgjigje. Siç është thënë në një tjetër studim nga Hubspot, pothuajse gjysma (47 përqind) e tregtarëve të anketuar thanë se ata testojnë optimizimin e rreshtave të subjektit. Kjo mund të funksionojë mirë edhe për ju, gjithashtu, nëse përqindja e hapjes është e ulët.

Emailet tuaja nuk janë të personalizuara

Emailet e personalizuara janë një gjest i vogël, por i cili është dëshmuar se rrit përqindjen e hapjes. Në studimin nga Hubspot, u zbulua se emailet e personalizuara kishin një përqindje të hapjes 17.6 përqind, krahasuar me 11.4 për qind të mesazheve jo të personalizuara. Plus, ka shumë shërbime të cilat mund t’a automatizojnë këtë proces për ju, si MailChimp.

Ju nuk përdorni emailin si kanal primar

Edhe pse ne e konsiderojmë median sociale si mbret, emaili ende është buka dhe gjalpi i përmbajtjes së marketingut. Në një studim nga Mailigen, 89 përqind e tregtarëve thanë se emaili është kanali i tyre primar. Pra, po, emaili ka shumë vlerë për biznesin tuaj.

Emailet tuaja nuk janë të dizajnuara për telefon

Telefoni përbën 54 përqind të emaileve të hapura, prandaj, nëse ju nuk optimizoni përmbajtjen tuaj për të fituar përgjigje nga ajo, ju mund të humbisni gjysmën e bazës së konsumatorëve. Një rregullim i shpejtë për këtë është të përdorni dizajne të rregulluara nga të cilat fitoni përgjigje.

mailet tuaja kanë shumë fotografi

Fotografitë janë një mjet i mirë për email, por siç është shënuar në studimin e Hubspot më lartë, sa më shumë fotografi që keni, aq më shumë ka gjasa që përqindja e klikimeve të bie. Mos lejoni që fotografitë dhe grafikat të jenë hutuese, por mjetet të cilat rrisin angazhimin.

Juve iu mungon reklamimi i vetes.

Nëse emaili nuk duket se po vjen nga ju, atëherë cili është qëllimi i dërgimit të atij? Konsumatorët do të ndihen shumë më të sigurtë me emaile të cilat përmbajnë udhëzimet tuaja. Arsyeja: Ata do të krijojnë besim, si pasojë e kujdesit tuaj. Merrni kohë për të investuar në reklamimin tuaj, dhe do ju shpaguhet jashtëzakonisht shumë.

Ju nuk po arrini metrikat e duhura për industrinë tuaj

Siç është shënuar nga Smart Insights, përqindja mesatare e klikimit për një industri mund të dallojë nga 15 në 28 përqind, kështu që është e rëndësishme të krahasoni veten vetëm me njerëzit tjerë brenda fushës tuaj. Tentimi për të shënjestruar jashtë këtij grupi mund të jetë gjë e mirë më vonë, por për tani është e rëndësishme të matni se ku shtrihet konkurrenca dhe si mund të arrini një metrikë të arsyeshme.

Përmbajtja juaj është shumë e gjatë

Askujt nuk i pëlqen të lexojë emaile të gjata, kështu që mos i lodhni konsumatorët me ato. Kjo është njëra prej mënyrave më të shpejtë për të humbur abonentë, dhe gjithashtu, konsumatorë të rinj. Fokusohuni në pikat më të rëndësishme të mesazhit tuaj, përfshini një stimulim, dhe bëhuni informues dhe argëtues.

Nëse mendoni se nuk mund të arrini këto qëllime, mund të jetë ide e mirë të sjellni dikë që t’i bëjë këto për ju. Kjo do iu shpaguhet më shpejtë se sa e prisni.