Hyjnë në grevë punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit

Punëtorët brenda Zyrës së Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës kanë vendosur të hyjnë në grevë.

Lajmi.net ka siguruar vendimin e Këshillit Grevist të punëtorëve brenda zyrës së Kryeministrit, ku bëhet e ditur se me votim të fshehtë është vendosur që të hyhet në grevë, shkruan lajmi.net.

Punëtorët brenda ZKM-së, përmes grevës kërkojnë që të anulohet rregullorja 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit si dhe të kthehet në pikën zero ky vendim.

Reklama e sponzorizuar

Në vendim për hyrje në grevë po ashtu theksohet se në takimet që ka pasur Këshilli Grevist me kryeministrin Hoti dhe Sekretarin e Qeverisë, Fitim Krasniqi, nuk është marrë për bazë asnjë kërkesë e punëtorëve.

Greva sipas vendimit do të nis sot nga ora 10:30.