Vërshimet në rrugën Marevc – Krilevë lënë 130 minatorë pa punë

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar rrugën Marevc – Krilevë, që është e vetmja për shumë minatorë për të shkuar në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

Një minator i ka nisur KOHËS një video, ku shihet rruga e dëmtuar dhe sasia e madhe e ujit.

“Minatorët e minierës së Artanës e kanë të vetmen rrugë që dërgon në Minierën e Artanës. 130 minatorë janë pa punë, pasi nuk kanë si të shkojnë në minierë”, ka thënë një minator për KOHËN.

Reklama e sponzorizuar