• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Pandemia, qytetarët e Kosovës për 11 muaj kursejnë mbi 400 milionë euro

13/01/2021
0
Pandemia, qytetarët e Kosovës për 11 muaj kursejnë mbi 400 milionë euro
7
SHARES
74
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Pavarësisht vështirësive financiare që ka sjell pandemia COVID-19, qytetarët dhe bizneset e Kosovës për njëmbëdhjetë muaj kanë kursyer mbi 400 milionë euro.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës mbi kreditë e reja, deri në nëntor të 2020-së, tregojnë se brenda këtyre muajve janë kursyer rreth 86 milionë euro më pak sesa periudha e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.

Për këtë muaj janë kursyer 47 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 30.3 milionë euro.

Sipas BQK-së, deri në muajin nëntor 2020 janë kursyer 411.4 milionë euro, kurse një vit më herët kjo ishte 497.3 milionë euro. Pra, duke krahasuar periudhën 11-mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se janë kursyer 85.9 milionë euro më pak.

Pjesën më të madhe të kursimeve e bëjnë ekonomitë familjare, krahasuar me atë të kompanive.

“Stoku i gjithsej depozitave në shtator 2020 shënoi rritje vjetore prej 8.6 për qind, e që paraqet përgjysmim të nivelit të rritjes krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prej 16.4 për qind. Kjo rritje dukshëm më e ngadalësuar e depozitave krahasuar me periudhën parapake u ndikua në masën më të madhe prej depozitave të ekonomive familjare, pasuar nga ato të korporatave jofinanciare dhe atyre financiare, që po ashtu shënuan ngadalësim të rritjes”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar, tremujori i tretë 2020”.

BQK thotë se ekonomitë familjare kanë kursyer 284.3 milionë euro, kurse 127.1 milionë euro janë nga kompanitë, apo korporatat jofinanciare.

Për sa i përket llojit të depozitave, pjesë më të madhe e bëjnë depozitat e transferueshme, të ndjekura më nga kursimet dhe depozitat me afat.

Te gjithsej depozitat e reja, gjatë muajve të karantinës vërehet një rënie e kursimeve. Për tre muaj, përkatësisht nga muaji mars 2020 deri muajin maj 2020, janë kursyer 62 milionë euro.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, vlera e përgjithshme e kursimeve ka arritur në 177.7 milionë euro, kurse për pestë muajt e dytë kjo vlerë ka arritur në 233.7 milionë euro. Korriku është muaji që më së shumti qytetarët e Kosovës kanë kursyer, në vlerë prej 55.1 milionë euro, kurse maji ishte muaji që kanë kursyer më së paku, pra vetëm 17.6 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Te ekonomitë familjare, vlera më e lartë e kursimeve ka arritur në muajin gusht, në vlerë prej 45.6 milionë euro, kurse vlera më e ulët ishte në muajin prill me 12.2 milionë euro.

Për sa i përket bizneseve, ato më së shumti kanë kursyer në muajin korrik, në vlerë prej 27.5 milionë euro, ndërsa vlera më e ulët e kursimeve ishte muaji maj me 3.3 milionë euro.

Depozita me afat ka më shumë të kursyera për periudhën mbi gjashtë muaj, përkatësisht deri në një vit, pra në total prej 209.4 milionë euro.

“Vlera e depozitave të reja të arkëtuara gjatë tremujorit të tretë 2020 arriti vlerën prej 150.7 milionë euro, prej të cilave 41.8 milionë euro ishin depozita të arkëtuara nga korporatat jofinanciare, ndërsa 108.9 milionë euro depozita të arkëtuara nga ekonomitë familjare. Kurse, krahasuar me tremujorit e tretë 2019, kemi rënie të theksuar si për ekonomitë familjare apo 27.7 milionë euro më pak, ashtu edhe për korporatat jofinanciare apo 22.5 milionë euro më pak”, thuhet në raportin e BQK-së.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dërgesave të diasporës në drejtim të Kosovës.

Deri në muajin nëntor 2020, mërgata ka dërguar 883.3 milionë euro, apo 104.2 milionë euro më shumë.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.

Pra, për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak. 

Artikuj Të Ngjajshëm

“Do të dalim në rrugë”, Sindikata e Postës me kërcënime në drejtim të Hotit
Ekonomi

“Do të dalim në rrugë”, Sindikata e Postës me kërcënime në drejtim të Hotit

19/01/2021
Dogana kryen aksion në pesë barnatore të Prishtinës, gjejnë barna të kontrabanduara
Ekonomi

Dogana kryen aksion në pesë barnatore të Prishtinës, gjejnë barna të kontrabanduara

19/01/2021
Shqipëria dhe Italia, “të etura” për tregti- Forcojnë partneritetin
Ekonomi

Shqipëria dhe Italia, “të etura” për tregti- Forcojnë partneritetin

19/01/2021
Pandemia tkurr tregtinë e Shqipërisë me 571 milionë euro
Ekonomi

Pandemia tkurr tregtinë e Shqipërisë me 571 milionë euro

19/01/2021
Ankohen shërbyesit civilë: Ligjet kanë mbetur vetëm në letër
Ekonomi

Ankohen shërbyesit civilë: Ligjet kanë mbetur vetëm në letër

19/01/2021
Shpërndarja e 2.5 milionë eurove për rimëkëmbje edhe në kulturë s’ka afat
Ekonomi

Shpërndarja e 2.5 milionë eurove për rimëkëmbje edhe në kulturë s’ka afat

19/01/2021
Next Post
Edhe 2021 nis keq për Telekomin, ndërmarrja i lutet qeverisë për shpëtim

Edhe 2021 nis keq për Telekomin, ndërmarrja i lutet qeverisë për shpëtim

Leave Comment

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Kosova pret efekte të mira nga trajtimi i pacientëve me plazmë konvalescente

Kosova pret efekte të mira nga trajtimi i pacientëve me plazmë konvalescente

19/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
12 libra për biznesin gjatë vitit 2021

Zakonet e përditshme të sipërmarrësve të suksesshëm

19/01/2021
Sektorët ku kosovarët punojnë më së shumti

Si përballet me frikën një ndërmarrës i suksesshëm?

19/01/2021

Recent News

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.