OPEC+ vendos rritjen e prodhimit të naftës

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe partnerët e tyre ranë dakord sot për një rritje shumë të vogël në prodhimin e tyre të naftës, në shkurt dhe mars, e realizuar vetëm nga Rusia dhe Kazakistani.

“Vëllimi i tërhequr vullnetarisht nga tregu nga aleanca OPEC+ do të rritet nga 7,2 milionë fuçi në ditë në janar në 7,125 miliardë fuçi në ditë në shkurt dhe 7,05 miliardë fuçi në ditë në mars”, tha karteli.

OPEC bëri, gjithashtu, thirrje për kujdes përballë krizës shëndetësore./atsh

Reklama e sponzorizuar