Kërkohet të hiqet për një vit tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me anë të një letër publike drejtuar institucioneve të Kosovës, ka kërkuar që të hiqen kufizimet e vendosura si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.

Sipas tyre, brenda një viti të hiqet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura.

“Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia COVID-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e OHTK-së. 

Reklama e sponzorizuar