Shahini thotë se ka rënie të investimeve të huaja në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini gjatë konferencës me temën “Ekonomia e Kosovës 2020-2021”, tha se Kosova do ta fillojë vitin 2021 me një krizë të rëndë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Shahini tha se Kosova këtë vit u ballafaqua me shumë probleme ekonomike, politike e integruese. Sipas tij, viti 2020 do të mbahet mend që qytetarët dhe bizneset përjetuan dy Qeveri të zgjedhura e dy të shkarkuara.

“Pandemia krijoi humbje të mëdha në të gjitha sferat. Mungesa e ligjeve ishte një sfidë për ekonominë e bizneset të cilat u ballafaquan më një papërgjegjësi të deputetëve të Kuvendit që të shkojnë e të kthehen”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

“Kosova kështu e humbi fuqinë konsumuese, qarkullimin e brendshëm që është mbi 1 miliard dhe buxheti patë humbje mbi 300 milionë €, duke mos e perfshirë këtu edhe keqpërdorimet dhe hajnia që ndodhi mbi 2 milion € nga thesari i Kosovës. Bizneset dhe punëtorët e saj do tëballafaqoheshin me një krizë të paimagjinuar ku supozophet se kanë mbetur mbi 50 mije punëtorë pa punë por edhe mbi 5 mijë biznese të mbyllura. Investimet e huaj ranë mbi 50 për qind”, tha tutje ai në konferencën e AKB-së.

Më tej, Shahini tha se arrestimi i krerëve të shtetit nga Gjykata Speciale ka krijuar pakënaqësi në politikë dhe ekonomi.

Ai tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të sjellë kosto të rëndë financiare.

“Kosova në vitin 2021 do të vazhdojë me krizën e filluar. Do të ballafaqohemi me dy palë zgjedhje. Kjo do të ketë kosto financiare. Ekonomia do të mbetet rend i dytë si pasojë e kësaj. Kriza do të vazhsojë në mungesë të fondeve ku Kosova ishte përfituesi më i vogël këtë vit”, u shpreh kryetari i AKB-së

“Kosova tashmë ka mbetur e fundit me vaksimin. Duhet ligj shtesë për rikëmëbje ekonomike”

“Rekomandojmë Qeverinë që të gjejë fonde për të mbështetur biznest dhe punëtorët e sektorit privat. Qeveria duhet të ndaloj investime në asfalt. Biznesi të trajtohet si partner e jo si tatim pagues e votues”

htja e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrik. Investuesi i biznesit sot duhet të investoj rrjetin deri te biznesi i tij kurse Kedsi më vonë e bënë pjesë të vetën pa kurrfarë.

“Të bëhen ndryshime radikale të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë. Të liberalizohen e decentarlizohen nga shteti. Jemi thellë të bindur se të gjitha ata resurese humane që i përkasin këtyre fushave do të mobilizoheshin shumë më shumë se tash”.

Menaxherja e AKB-së Lumnije Ajdini tha se kanë rekomanduar që paga minimale të rritet në Kosovë por nuk kanë hasur në mirëkuptim nga Qeveria.

“Rekomanduam që Bankat komerciale por edhe ajo Qendrore të kenë lehtësira e të ulin interat që bizneset të mos kenë vështirësi”, tha tutje Ajdini.

“Kemi rekomanduar që paga minimale të rritët në Kosovë por nuk kemi hasur në mirëkuptim nga Qeveria”, u shpreh ajo.

“Kemi kërkuar edhe mbrojtjen e konsumatorit kosovar e produkteve vendore”, tha tutje Ajdini.

Sipas Ajdinit, bankat kanë qenë një prej sektorëve më profitabil gjatë pandemisë de që s’janë prekur si institucion financiar

“Rekomanduam që ministria e Financave të i lirojë nga aplikimi për lirim nga taksa doganore”.

Ndërsa, nënkryetari i AKB-së, Suad Berisha tha se Qeveria e ardhshme nuk duhet të jetë minore.

“Qeveria e ardhshme nuk duhet të jetë si kjo e tashme e brishtë që për 9 herë nuk mundi ta miratojë një Ligj për Rimëkëmbjen Ekonomike”, tha Berisha.

“Qeveria të ratifikoj reforma shumë më liberale. Ato duhet të zhvillohen në disa sektor si në atë të minierave. Të ndryshohet Ligji i Trepçës. Sepse ai i aprovuari para disa vitesh po del se nuk ka pasur efekt. Trepça dikur ka qenë një gjigant kurse tash nuk arrin shumë”, u shpreh ai.