Gates tregon se pse po zvogëlohet hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfra

Pasuria e miliarderëve arriti shifra rekord gjatë COVID-19 ndërsa miliona qytetarë të klasës së mesme në të gjithë botën e gjetën veten të papunë dhe me mirëqenie për herë të parë.

Por miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates beson se hendeku i pasurisë nuk po bëhet më i madh – në fakt, po bëhet më i vogël, transmeton Telegrafi.

Në episodin e dytë të programit të tij të ri me aktoren Rashida Jones, Gates tha se “pabarazia më e madhe” do të lindte në një vend të varfër.

Reklama e sponzorizuar

Por në ditët e sotme, ato vende të varfër po bëhen më shpejt të pasura – më shpejt se vendet në zhvillim.

“Hendeku global i pasurisë vazhdon të bëhet më i vogël sepse vendet e varfra si India, Brazili, Meksika, ata po bëhen më të pasur më shpejt sesa vendet e pasura,” tha ai.

“Nëse e merrni gjithë njerëzimin, ne po e mbyllim atë hendek pasurie përsëri dhe përsëri, dhe përsëri. Kjo është një gjë e vazhdueshme”.

Sidoqoftë, miliarderi tha se mund të bëhej më shumë në drejtim të politikave progresive të taksave për të siguruar që 10 përqindët e lartë të mos vazhdojnë të marrin aq shumë pasuri sa bëjnë aktualisht.

Nga ana tjetër, Jones tha se kapitalizmi ishte “duke dështuar”, pasi një përqindje e vogël e njerëzve ishin në gjendje të bënin një sasi parash të pakufizuar pa ndonjë detyrim për të kthyer – dhe ata arrijnë të shmangin taksat.

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos pa që vlera e tij neto u rrit me 73 miliardë dollarë midis mesit të marsit dhe mesit të shtatorit. Për të njëjtën periudhë kohore, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk gjithashtu panë rritjen e vlerës së tyre neto me më shumë se 45 miliardë dollarë secili.