7 mësime që çdo sipërmarrës duhet të marrë nga Steve Jobs

Asnjë libër mbi sipërmarrjen nuk mund të jetë kurrë aq efektiv sa mësimi në praktikë. Në këtë artikull do të sjellim 7 mësime që çdo themelues duhet të marrë nga rrugëtimi i Steve Jobs.

Steve Jobs nuk ishte inxhinier apo dizajner. Por, ai ishte një nga përdoruesit më madhështor të teknologjisë së të gjitha kohërave dhe kjo solli të gjitha ndryshimet. 

Arsyeja pse Jobs u bë një legjendë ishte për shkak të vizionit të tij të veçantë; ai donte të ndryshonte botën – dhe ai sigurisht që ia doli! 

Reklama e sponzorizuar

Ai i shikonte produktet nga këndvështrimi i klientit – si dhe pse do ta përdorin ata? 

Vizionari gjithmonë përqendrohej në përfitimet që mund të siguronin produktet e Apple dhe sa të thjeshtë ishin këto produkte në përdorim.

Ai përfundoi duke ofruar produkte që as nuk ishin të nevojshme, por u kthyen në domosdoshmëri për miliona njerëz anembanë botës. Në vijim mund të lexoni disa mësime nga Steve Jobs që sipërmarrësit e rinj mund t’i kenë të nevojshme.

  1. Udhëtoni nëpër botë dhe bëni gjëra të reja

Udhëtimi hap dritare dhe rrugë të reja. Shpesh shohim një 30-vjeçar që qëndron me prindërit dhe udhëton për herë të parë në muajin e mjaltit. Njeriu duhet të udhëtojë para se rinia të mbarojë. Gabimet e zakonshme, takimet me të huaj dhe të qenit mendjehapur në një vend të ri na mëson për njerëzit, kulturën dhe historinë. E tërë kjo përvojë zhvillon trurin tonë. Vetë Steve udhëtoi për në Indi dhe qëndroi disa kohë aty. Është e rëndësishme të mbani mend mësimin e tij se kur i kuptojmë njerëzit, fillojmë të kuptojmë automatikisht edhe botën e konsumit.

  1. Mësoni si fëmijë

Të mësuarit është një mënyrë jetese, e cila nuk na lë kurrë. Truri ynë riformohet në çdo mendim. Fëmijët udhëhiqen nga kureshtja e tyre e shfrenuar. Thjesht imagjinoni sa ndryshe i qasen fëmijët procesit të të nxënit. Për ta, kjo është vetëm një pjesë e mënyrës së zbulimit, që ata përdorin për t’u përballur me botën që i rrethon. Vazhdoni të eksploroni për ta mbajtur trurin tuaj të ri dhe bëni një jetë të jashtëzakonshme plot mësime të jashtëzakonshme. Nëse nuk jeni duke mësuar, ju po tkurreni.

3-Mos e pranoni jo-në si përgjigje

Steve Jobs ishte i famshëm për të qenurit jashtëzakonisht i guximshëm dhe i qartë për atë që donte. Ai nuk hiqte dorë nga përsëritja e së njëjtës pyetje pa pushim derisa gjente një zgjidhje ose merrte një përgjigje. Njerëzit i shmangnin ballafaqimet e drejtpërdrejta me të sepse e dinin se ai ishte aq logjik dhe bindës saqë do të detyroheshin të binin dakord për gjëra, të cilat në pamje të parë nuk u pëlqenin.

4-Merrni përsipër risk të llogaritur

Çdo ide është një ide e mirë nëse nuk zbatohet. Ka shumë gjëra që rrezikohen kur ndodh inovacioni – njerëzit, investimet, koha, energjia, përpjekja, dinamika e tregut, konkurrenca, qëndrueshmëria etj. Të gjitha këto janë në rrezik dhe nuk ka asnjë siguri nëse ajo ide e artë do të funksionojë apo jo. Por, nëse nuk e marrim atë rrezik, nuk do të jemi të sigurt nëse po lëvizim në drejtimin e duhur apo jo. Gjithmonë merrni përsipër risqe të llogaritura për gjëra praktike.

  1. Mos e vrisni mendjen për realitetin

Steve nuk shqetësohej shumë për realitetin. Ai i detyroi inxhinierët që punonin me të, të krijonin produkte që ishin të pamundura të prodhoheshin para se Apple të mbërrinte. Pavarësisht nëse ishte Macbook i hollë apo iPhone shumë i sofistikuar, vizioni dhe mohimi i realitetit i frymëzuan ata. 

  1. Sillni inovacion vazhdimisht 

Çdo gjë e kryer nga Steve Jobs sjell risi. Njerëzit shpesh kanë frikë se diskutimi i mendimeve të tyre do të bëjë që të tjerët të vjedhin idetë e tyre. Çelësi për të shmangur këtë problem është inovacioni. Njerëzit mund t’ju kopjojnë, por ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë me shpejtësinë tuaj nëse vazhdoni të sillni inovacion. Megjithatë nëse dikush po përpiqet t’ju kopjojë, kjo do të thotë se jeni duke punuar siç duhet.

  1. Nuk është asnjëherë vonë për të filluar

Ne kemi dëgjuar histori suksesi ku njerëzit kanë themeluar biznese mbi moshën 60 vjeçare. Nuk ka asnjë moment që quhet koha e duhur, mjafton të keni dëshirë dhe pasion për të nisur një biznes. Hapat e vegjël dhe të sigurt do t’ju ndihmojnë, kështu që filloni me atë që keni dhe aty ku jeni. Investoni në idenë dhe produktin tuaj me gjithë bindjen dhe pasionin tuaj. Padyshim që do t’ia dilni.