Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar të premten, se deri në fund të javës pritet që aparaturat për kryerjen e testeve PCR për COVID-19 të shpërndahen në gjashtë qendra rajonale.

Sipas tij, me vendosjen e aparaturave në gjashtë qendra do të shumëfishohet numri i testimeve dhe diagnostikimi i virusit do të bëhet shumë më shpejt.

Në një konferencë për media, Zemaj ka thënë se krahas testimeve PCR do të nisin edhe testet serologjike.

Reklama e sponzorizuar

Ky projekt, sipas Zemajt, ka kushtuar rreth një milion euro.

Ai ka thënë se do të shtohen kapacitetet me oksigjen.