Singapori bëhet shteti i parë në botë që lejon prodhimin e mishit të pulës në laborator

Autoritetet në Sinagapur kanë miratuar lëshimin në treg të mishit që nuk vjen nga kafshët e therura.

Është një produkt i kompanisë, Eat Just nga San Francisco, e cila prodhoi mishin e pulës në laborator. Mishi është rritur nga qelizat e kafshëve dhe fillimisht do të shitet në formën e medaljoneve. Kompania nuk ka deklaruar saktësisht se kur produkti i saj do të dalë në treg, shkruan aljazeera.

Kohët e fundit, ka një kërkesë në rritje në treg për alternativa ndaj produkteve të mishit, pasi konsumatorët shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e tyre, mirëqenien dhe të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Tregu për alternativat e mishit mund të jetë me vlerë 140 miliardë dollarësh në dekadën e ardhshme, ose rreth 10 për qind e industrisë globale të mishit.

Agjencia Rregullatore e Ushqimit e Singaporit (SFA) tha se një grup pune ekspert kishte rishikuar të dhënat mbi prodhimin dhe procesin e kontrollit të pulave të kultivuara Eat Just.

Kompania deklaroi se asnjë antibiotik nuk është përdor në procesin e prodhimit të këtij lloji të mishit dhe pula kishte një përmbajtje më të ulët mikrobiologjike sesa pula konvencionale.