Mashtrimet e barnatoreve, nisin hetimet për çmimin e Remdesivir

Pas raportimeve në media se medikamenti Remdesivir po shitet me çmim të lartë nëpër barnatoret e vendit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar me hetimin preliminar.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, që u shpreh se tashmë hetuesit kanë filluar me procedurën paraprake.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimin preliminar për barin Remdesivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese duke vendosur çmime të tepruara ose ‘excessive pricing’. Për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, hetuesit e AKK-së kanë filluar procedurën paraprake”, deklaroi Prestreshi.

Reklama e sponzorizuar

Ai siguroi se AKK, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të hedhur dritë mbi këto dyshime.