Vazhdon të rritet numri i familjeve me raste sociale në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar raportin rreth “Statistikave të Mirëqenies Sociale” për tremujorin e tretë të vitit  2020.

Nga ky publikim ofrohen të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, si dhe të dhënat për numrit të fëmijëve të braktisur.

Në bazë të rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 496 familje me gjithsej 98 990 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 333 familje.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 058 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 541 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 629 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 87 përfitues, nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 390 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 145 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 581 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 915 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 565 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 891 përfitues, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 586 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 156 përfitues.

Ndërsa, janë braktisur 8 fëmijë./Buletini Ekonomik/