Biden tregon pse nuk do ta mbyll ekonominë shkaku pandemisë

Democratic presidential candidate former Vice President Joe Biden speaks about the coronavirus Thursday, March 12, 2020, in Wilmington, De. (AP Photo/Matt Rourke)

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden u zotua sot se nuk do ta “mbyllte ekonominë”.

Demokrati po akuzohet nga presidenti aktual, Donald Trump, se do ta mbyll shtetin si masë për parandalimin e pandemisë së coronavirusit, raporton cnn.

“Unë nuk do ta mbyll ekonominë. Unë do ta mbyll virusin. Kjo është ajo që unë do ta mbyll”, tha Biden.

“Asnjë mbyllje kombëtare, sepse çdo rajon, çdo zonë, çdo komunitet mund të jetë i ndryshëm. Dhe kështu nuk ka asnjë rrethanë që mund të shoh që do të kërkonte mbyllje totale kombëtare. Unë mendoj se do të ishte kundër-produktive”, shtoi ai.

Theksojmë se shumë shtete tashmë kanë filluar të mbyllin disa sektore ekonomike, duke përfshirë edhe gastronominë.

Ndryshe, Biden deri më tani ka siguruar votat e nevojshme për t’u shpallur president i ri i SHBA-së.

Lini një koment!