Mbahet edicioni i 8-të i ‘Javës Botërore të Ndërmarrësisë 2020’ në Kosovë

Ka filluar “Java Botërore e Ndërmarrësisë 2020”, ku edhe Kosova është pjesë e këtij organizimi masiv, me mbi 10 milionë pjesëmarrës.

Hapja e kësaj jave në Kosovë bëhet sot nga Qendra e Inovacionit të Kosovës.

Edhe tek ne, ky aktivitet, që këtë vit e shënon 8-të vjetorin e organizimit, është masiv, duke mbledhur bashkë shumë pjesëmarrës në shumë aktivitete të ndryshme, të shtrira përgjatë tërë javës.

Një ndryshim i këtij viti, siç ka ndodhur edhe me shumicën e ngjarjeve të tjera publike gjatë dy mijë e njëzetës, është që aktivitetet e këtij organizimi do të mbahen pa takime fizike, por përmes internetit, pra online.

Muaji nëntor është shndërruar në një simbolikë që komuniteti i ndërmarrësisë bashkohet rreth një qëllimi për të avancuar ndërmarrësinë përpara.

Po ashtu organiziohet në bashkëpunim dhe me shumë organizata të tjera.

Ky organizim fillon nga data 16 nëntor dhe do të përfundojë më 22 nëntor. 

Lini një koment!