Trupi ka imunitet të mjaftueshëm pas infektimit

Më në fund një lajm i mirë në luftën kundër pandemisë COVID-19!

Në një studim të fundit, studiuesit në Kliniken Universitare në Freiburg zbuluan se pacientët që kanë qenë të infektuar me Covid -19 formojnë qeliza imune pas një infeksioni, të cilat qëndrojnë në trup dhe të cilat mund të sigurojnë një përgjigje të shpejtë imune nëse infeksioni rinovohet, shkruan Berliner-Kurier.

Sipas Universitetit të Freiburgut, më parë ishte e paqartë nëse një infeksion i mbijetuar SARS-CoV-2 krijon imunitet të qëndrueshme dhe kështu mund të mbrojë nga infeksioni i sërishëm.

Në të kaluarën, disa studime kanë treguar se antitrupat specifikë të SARS-CoV-2 janë të zbulueshme vetëm për disa muaj në shumë njerëz që kanë mbijetuar COVID-19 dhe për këtë arsye mund të ofrojnë vetëm mbrojtje të përkohshme kundër infeksionit të rinovuar, transmeton KOHA.

Ekipi hulumtues rreth Dr. Maike Hofmann, Dr. Christoph Neumann-Haefelin dhe Prof Dr. Robert Thimme tani tregoi të kundërtën kur ekzaminoi më shumë se 30 pacientë.

Studiuesit kishin marr mostra gjaku nga disa pacientë para infeksionit dhe menjëherë pas infeksionit.

Dr. Maike Hofmann ka thënë se, “pas një infeksioni SARS-CoV-2, të ashtuquajturat qeliza T të kujtesës duken të ngjashme me qelizat T të kujtesës pas një gripi të vërtetë. Prandaj ne jemi të sigurt se shumica e njerëzve që kanë mbijetuar infeksionin SARS-CoV-2 kanë një shkallë të caktuar mbrojtjeje ndaj COVID-19 të ripërtërirë”.

Hofmann është një shkencëtar në Klinikën për Mjekësi të Brendshme II në Spitalin Universitar Freiburg.

Lini një koment!