Deputetët ‘kryqëzojnë’ ZRrE-në për skandalin me lejen e hidrocentraleve

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë ditës ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit.

Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër, ndërkaq leja është dhënë për 40 vjet. Pas lëshimit të këtyre lejeve, kanë ‘shpërthyer’ reagimet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës 

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi, ka paralajmëruar burg për skandalin e hidrocentraleve.

Reklama e sponzorizuar

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se në kushte kur Kuvendi i Kosovës ka formuar Komision Hetimor për çështjen e Hidrocentraleve, vazhdon i papenguar procesi i licencimit të tyre mbi baza të dyshimta ligjore.”Ministria lëshon leje mjedisore pa plotësim të kritereve, kurse ministri Kuqi gënjen haptas se nuk e ka bërë një gjë të tillë.Krejt kjo bëhet gjersa pasuria natyrore e Kosovës dëmtohet egërsisht dhe pa kthim në emër të profitit privat.Rast për burg!” ka shkruar Abrashi.

Image

  Ndërsa, deputeti, Haxhi Avdyli, ka thënë se nëse do kishim prokurori të pavarur nga politika, e në shërbim të qytetarit , sot do vihej në alarm. “Në kohën kur një komision hetimor parlamentar është në proces të hetimit të lejeve të operimit të hidrocentraleve, ZREE jep leje mjedisore afatgjate ndaj një operatori si Kelkos që jo që duhet dhënë leje por ti ndalohet puna për shkak shkejeve të kontratës dhe degradimit të ambientit. Ky shtet si duket është vënë në shërbim të tajkunëve, jo të qytetarëve. Ky komision si duket duhet tia lëshoi rrugën prokurorisë për hetimin e këtij procesi” ka shkruar Avdyli. 

Image

Deputetja e LVV, Fitore Pacolli ka thënë se ZRRE ia paska lëshuar leje për 40 vite Kelkos-it për të zhvilluar veprimtarinë shkatërruese.”Blerim Kuçi, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, para mbledhjesh GËNJEU tha se nuk i kanë dhënë leje mjedisore dhe se deri në atë moment Kelkos NUK i kishte plotësuar kriteret.Kur i plotësoi kriteret Kelkosi?” ka shkruar Pacolli.

Image

Ndryshe, pak para votimit për dhënien e lejes, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kishte mohuar se kompanisë Kelkos i është dhënë leje për operim të hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit.

Ai ka thënë se kjo kompani është në proces, porse ende nuk i ka plotësuar kushtet.

Kuçi ka shtuar se leja do t’i jepet pasi t’i plotësoj kushtet.

“Gjithçka që ka qenë një procedura e është ligjore, Kelkos jo sepse është në proces, ka pas me i plotësu disa kushte por ende nuk i kemi dhënë leje mjedisore. Kjo temë nuk është e mëngjesit sepse duhet me i pyet mekanizmat shtetëror që i kemi, në moment që i plotëson të gjitha kushtet ne i japim leje, por deri tash nuk i ka plotësuar”, ka thënë ai.