Warren Buffett: Zakoni i keq që ju mban larg suksesit

Warren Buffett është tashmë 90 vjeç dhe është miliarderi i gjashtë më i pasur në botë (në momentin e shkrimit të këtij artikulli, më 28 tetor). Këshillat e tij në fushën e investimeve janë gjithë mençuri dhe këshillat mbi jetën, edhe më të urta, nëse zbatohen me të vërtetë.

Një këshillë klasike e Warren Buffett mund të jetë një pikënisje e mirë – shmangni zakonet e këqija që mund t’ju ndalin të arrini potencialin tuaj të plotë. Buffet ka thënë: “Shoh njerëz me modele të tilla sjellje vetëshkatërruese. Kanë ngecur në to”.

Ai i ka këshilluar studentët në Universitetin e Floridës që të mësojnë e të praktikojnë zakone të mira, para se të jetë shumë vonë. “Ju mund t’ia dilni mbanë shumë më lehtë në moshë të re se në moshën time, pasi pjesa më e madhe e sjelljeve janë zakone” – tha Buffett.
Buffett citoi fjalët e një filozofi anglez, Bertrand Russell: “Disa zinxhirë zakonesh janë shumë të lehta për t’u ndier deri sa bëhen shumë të rëndë për t’u thyer”.

Fjalët e Russell përshkruajnë, në mënyrën e duhur, natyrën negative të zakoneve të këqija personale dhe në biznes. Ato mund të bëhen të dukshme vetëm kur është tepër vonë.
Një zakon i keq që duhet t’i kushtoni vëmendje, i cili mund të bëhet vetëshkatërrues në afat të gjatë, është të mos bëheni i vetëdijshëm për këtë dhe t’ju çojë drejt arrogancës intelektuale.

Nevoja për t’u treguar njerëzve që mendoni se jeni më i zgjuar se ata është një mënyrë për të shmangur krijimin e lidhjeve të forta.
Për të luftuar efektet e arrogancës intelektuale, njerëzit më inteligjent zgjerojnë njohuritë e tyre, duke qenë të hapur dhe të përthithin mençurinë intelektuale të të tjerëve. Me pak fjalë të jesh inteligjent, duke mos qenë arrogant, do të thotë të pranosh se nuk di gjithçka. Për këtë arsye kërkoni njohuri nga ata që dinë më shumë se ju,

Sepse, duhet ta themi, nëse jeni personi më inteligjent në dhomë, jeni në dhomën e gabuar. Metaforikisht duhet ta shihni veten si një peshk i vogël në “liqenin” e madh të jetës dhe të kërkoni lidhje dhe mundësi për të mësuar dhe për të bërë gjëra të reja, të mëdha.

*Marcel Schwantes, Founder And Chief Human Officer, Leadership From The Core
Burimi: INC