Kur do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid?

Zëdhënësi për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se masat e reja të paraqitura nga MSh-ja do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të rishikohen pas dy jave.

Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i bëri të ditura këto masa.

“Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”). Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line”.

Reklama e sponzorizuar

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia. Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00”

“Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK. Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK. (Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave)”,ka shkruar Hoti.