Industria ajrore kërkon testimin e shpejtë të pasagjerëve

Arriving travelers walk by a sign in the baggage claim area of Terminal B at LaGuardia Airport, Thursday, June 25, 2020, in New York. New York, Connecticut and New Jersey are asking visitors from states with high coronavirus infection rates to quarantine for 14 days. The "travel advisory" affects three adjacent Northeastern states that managed to check the spread of the virus this spring as New York City became a hot spot. Travelers from mostly southern and southwestern states including Florida, Texas Arizona and Utah will be affected starting Thursday. The two-week quarantine will last two weeks from the time of last contact within the identified state. (AP Photo/Kathy Willens)

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi.

Industria ajrore gjatë këtij viti u përballë me vështirësi të shumta.

Shumë qeveri janë përpjekur të zhvillojnë mënyrat e tyre për t’i bërë udhëtimet ndërkombëtare më të sigurta. Në shumë vende udhëtarëve u kërkohet të vetizolohen ose të tregojnë dëshmi të një testi negativ pas mbërritjes në destinacion.

Reklama e sponzorizuar

Deri më tani nuk ka pasur zgjidhje universale dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend.

Tani, institucioni që përfaqëson industrinë e aviacionit në të gjithë botën ka bërë thirrje për testime të shpejta për të inkurajuar njerëzit që të fillojnë përsëri fluturimet, shkruan BBC.

“Çelësi për të rivendosur lirinë e lëvizjes përtej kufijve është testimi sistematik ndaj COVID-19 i të gjithë udhëtarëve para nisjes”, tha kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac, në një deklaratë të martën.

“Kjo do t’u japë qeverive besimin për të hapur kufijtë e tyre pa ndryshime të vazhdueshme në rregullat e udhëtimit”, tha ai.

Testimi aktual zgjat disa orë ose ditë në një laborator, por IATA dëshiron që qeveritë të zhvillojnë dhe miratojnë teste më të shpejta, të cilat mund të japin rezultate në rreth 15 minuta.