Shoqata e Gastronomëve bën thirrje të mbyllen bizneset e të protestohet para qeverisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka bërë thirrje gastronomëve e punëtorëve që më 25 shtator nga ora 14:00 – 15:00, të mbyllin bizneset e tyre dhe të dalin para Qeverisë e Kuvendit të Kosovës për të dorëzuar kuponat fiskal.

Përmes një statusi në Facebook, ata kanë thënë se po u cënohet e drejta e biznesit në Kosovë, ndërsa kanë përmendur kërkesën për zgjatje të orarit të punës, pas kufizimit të qarkullimit për shkak të pandemisë.

“Thirrjet tona për kryeministrin, Qeverinë e Parlamentin po duket të jenë të kota”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Shoqata paralajmëron se nuk do të kenë mirëkuptim këtë herë, ndryshe nga ajo e kaluara kur u protestua për vetëm pak minuta.

“Neve nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, sepse po na e cënoni ekzistencën, më keq se kaq nuk ka”, janë shprehur ata.