Pushues të shumtë nga Kosova drejt bregdetit në mëngjesin e sotëm

Duket se ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk jane bërë aspak pengese në këtë fundjavë.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë ka qënë thuajse i njëjtë me fundjaven e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm kaluan në doganë dhe destinacioni i tyre kryesor mbetet bregdeti.

Shumë prej tyre jane me pushime të shkurtra ditore apo fundjave, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetëditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Reklama e sponzorizuar

Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi.