10 vendet më të varura nga turizmi

Vitin e kaluar, një në dhjetë persona punonte në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit, duke kontribuar me 8,9 trilionë dollarë, ose rreth 10.3% në ekonominë globale.

Në pesë vjet, deri në vitin 2019, sektori ishte përgjegjës për një në katër të të gjithë vendeve të reja neto të punës të krijuara në nivel botëror.

Kjo para se të godiste COVID-19. Ndërkohë që shumë destinacione të njohura po presin sërish turistë duke treguar kujdes, vijon hemorragjia në vendet e punës dhe të ardhurat në sektor. Dhe e keqja mund ende të vijë.

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) vlerësoi në maj, se numri i turistëve ndërkombëtarë mund të bjerë me 60 – 80% në vitin 2020.

Dhe mund të humbin rreth 197.5 milionë vende pune në sektor, sipas World Travel & Tourism Council (WTTC) në qershor. Kjo shifër mbështetet në “skenarin më të keq” ku pengesat, si kufizimet në udhëtime dhe karantina, qëndrojnë ende në fuqi.

Sektori i udhëtimeve dhe turizmit është një punëdhënës i madh në mbarë botën, por për disa vende, është – ndonjëherë dhe i vetmi – burim pune dhe të ardhurash.

Ishujt e Karaibeve mbështeten fort në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit për punësimin – industria përfaqësonte 90.7% të vendeve të punës në Antigua and Barbuda në vitin 2019.

Kjo sipas raportit të fundit të WTTC mbi impaktin ekonomik dhe në punësim tek industria e udhëtimeve dhe turizmit në 185 vende dhe 25 rajone gjeografike dhe ekonomike.

Në vend të dytë, Aruba, ku vitin e kaluar, vendet e punës në sektorin e turizmit përfaqësonin 84,3% të punësimit total. St.Lucia, në vend të tretë, me 78,1,%, ndjekur nga US Virgin Islands (68.8%) dhe British Virgin Islands (66.4%).

Në listë është edhe qyteti aziatik i Macao (65,5%) dhe parajsa e Oqeanit Indian, Maldivet (59,6%).

Burimi: World Economic Forum