Veriut iu ndërpre uji për shkak të borxheve, por u lëshua pas marrëveshjes me Qeverinë

Për shkak të borxheve të papaguara për shpenzimin e ujit, banorët e pjesës veriore të Mitrovicës sot nga ora dhjetë kanë mbetur pa furnizim me ujë. Kështu thekson Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, sipas të cilës njoftimin ia ka konfirmuar drejtori teknik i Ujësjellësit Rajonal në pjesën jugore të Mitrovicës, Kadri Istrefi, transmeton Koha.net.

citohet ai, borxhi i përgjithshëm në këtë moment kap më shumë se 15 milionë euro dhe se për shkak të kësaj shume Ujësjellësi është detyruar të ndërmarrë këtë hap.

Sipas Istrefit ndërkohë është arritur një marrëveshje gojore në mes të Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicën e jugut, Qeverisë së Kosovës dhe krerëve të të komunës së Mitrovicës së veriut, sipas të cilët uji do të lëshohet qysh sot.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu theksohet se ndërkohë do të saktësohet afati për pagesën e borxhit dhe nëse nuk përmbushet premtimi uji sërish do të ndërpritet.

Ndërsa normalizimi i furnizimit me ujë pritej menjëherë, drejtori i Ujësjellësit “Ibar” Miodrag Rakiq i ka thënë Kontakt Plusit se furnizimi me ujë i pjesës veriore të Mitrovicës është ndërprerë për shkak të një avarie, transmeton Koha.net.