• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’

14/09/2020
0
5
SHARES
47
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Qeveria e Kosovës thotë se pavarësisht tërheqjes së kompanisë amerikane Contour Global nga ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’, nuk kanë hequr dorë nga realizmi i këtij projekti, i cili synon të shkarkojë Kosovën nga problemet që ka me furnizim stabil me energji elektrike.

Në mars të këtij viti, kompania amerikane Contour Global, e cila ishte përzgjedhur nga qeveria për ndërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, pati njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen.

Megjithatë, Uran Haxha, zëdhënës në Ministrinë e Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, tha për Radion Evropa e Lirë, se janë duke shikuar modalitetet rreth projektit të termocentralit ‘Kosova e re’.

“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk është as në rrugë për të marrë ndonjë vendim për të hequr dorë nga ndërtimi i kapaciteteve zgjeruese me termocentralin “Kosova e re”. Sikur është në programin qeverisës 2020 – 2023, qeveria do të rishikojë projektin e termocentralit ‘Kosova e re’. Këto janë modalitete që po diskutohen në secilin instancë dhe për secilin vendim që merret do të jemi transparentë me publikun dhe do të ju informojmë”, thotë Haxha.

Kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, ishte nënshkruar në vitin 2017, ndërkohë që përgatitjet për këtë projekt kishin filluar qysh në vitin 2001.

Termocentrali ‘Kosova e Re’ ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023 dhe ndërtimi i tij do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Por, ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e re’ është kundërshtuar nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët në vazhdimësi e kanë konsideruar si projekt të dëmshëm për mjedisin.

Thëngjilli konsiderohet se krijon ndotje të lartë të ajrit.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP), thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të ndjek rrugë të tjera për kapacitetet energjetike, dhe të heq dorë nga kapacitetet energjetike me thëngjill.

“Ne kemi kërkuar një qartësim të pozicionit të Qeverisë së Kosovës lidhur me termocentralin ‘Kosova e re’ dhe sipas disa njoftimeve që i kemi nga brenda, qeveria ende është duke u orvatur që të vë një komunikim më këtë kompani (Contour Global) dhe të shoh se cilat janë modalitet në mënyrë që të vazhdohet me këtë projekt. Për neve ky projekt është i vdekur”, thotë Abazi.

Sipas tij, rruga që duhet ndjekur Qeveria e Kosovës është shqyrtimi i mundësive përmes një modelimi të përgjithshëm të sistemit energjetik të Kosovës për të parë nëse ka potencial të caktuar për investime të mëtutjeshme energjetike.

“Kemi nevojë për kapacitete të reja energjetike, por ne konsiderojmë që këto kapacitete duhet të vinë nga burimet e ripërtërishme të energjisë, qoftë përmes ngritjes së investimeve në fushën e masave stimuluese nga energjia e ripërtërishme apo përmes fuqizimit të mekanizmave të vetë prodhimit nga ana e konsumatorëve përmes paneleve solare dhe pajisjeve tjera të cilat ndikojnë në uljen e konsumit dhe shtimit të prodhimit të energjisë”, thotë Abazi.

Në anën tjetër, një projekti i gazsjellësit Greqi – Maqedoni – Kosovë konsiderohet si mundësi e mirë për kapacitete të reja energjetike.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pati thënë se një projekt i cili është diskutuar në takimet që kanë pasur në Uashington më 3 dhe 4 shtator, kur është arritur marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë – Serbi, ka qenë edhe linja e gazsjellësit.

“Një projekt që nuk po përmendet e që ka peshë të madhe në të bërit biznes në Kosovë dhe në përgjithësi në zhvillimin e vendit, është linja e gazsjellësit. E kemi diskutuar edhe më herët, por është një projekt që ka qenë pjesë e diskutimeve dhe e investimeve të SHBA-së në Kosovë. Ideja themelore është të ndërtohet gazsjellësi nga Greqia në Kosovë, ndërsa lidhja jonë të bëhet në Shkup”, ka thënë Abrashi.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP, thotë se pikërisht edhe ky projekt i gazsjellësit duhet të shqyrtohet nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që t’i iket energjisë nga thëngjilli.

“Kosova duhet të lirohet nga burimet ndotëse të energjisë dhe të kalojë në energjinë e ripërtërishme dhe alternativa tjera. Pastaj, po ashtu, të shohim mundësitë qoftë edhe duke i konsideruar këto investimet e fundit të paralajmëruara në zotimet e Uashingtonit. Të shihet se cilat janë opsionet që ofrohen”, thotë Abazi.

Kosova ka konsideruar në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve energjetike përmes thëngjillit, pasi që ka më shumë se 10 miliardë tonë thëngjill dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.

Kosova ndërkohë vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Problemi me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë së fundi është theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të publikuar më 9 shtator.

Sipas këtij raporti, Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por një nga problemet që pengon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë është edhe furnizimi jo i besueshëm i energjisë.

Artikuj Të Ngjajshëm

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta
Ekonomi

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

20/01/2021
Ndryshimi i masave antiCovid në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim
Ekonomi

Ndryshimi i masave antiCovid në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim

20/01/2021
Pfizer-i pakëson dozat e vaksinës për Evropën, kjo është arsyeja
Ekonomi

BioNTech dhe Pfizer thonë se vaksina e tyre është efektive kundër variantit të ri

20/01/2021
​Mbi një milion udhëtarë më pak në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë 2020-tës
Ekonomi

Viti 2020: Më së shumti udhëtime nga Zvicra në Prishtinë

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Ekonomi

Gjermania trendi i ri emigracionit, në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit

20/01/2021
Pas paralajmërimeve për grevë, Hoti thotë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit
Ekonomi

Pas paralajmërimeve për grevë, Hoti thotë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit

20/01/2021
Next Post

Veriut iu ndërpre uji për shkak të borxheve, por u lëshua pas marrëveshjes me Qeverinë

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

20/01/2021
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja

Gjashtë të vdekur dhe 320 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021

Recent News

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.