• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Kosova shteti i vetëm në Evropë në “stres uji”

10/09/2020
0
Banka Botërore: Kosova do të ketë probleme serioze me ujë 20 vitet e ardhshme
5
SHARES
47
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Bota e egër është duke u tkurrur në shifra alarmante në Tokë, sipas një raporti të publikuar nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF). Për gjysmëshekulli, bota e egër ka pësuar rënie prej dy të tretave, për shkak të shkatërrimit të mjedisit. E biodiversiteti i ujërave të ëmbla po bie më shpejt se çdo tjetër edhe në Kosovë. Sipas “WWF Adria”, Kosova është shteti i vetëm në Evropë që është deklaruar në “stres uji”.

Që nga viti 1900, Toka ka humbur më shumë se 70 për qind të ligatinave globale, ndërsa popullatat në habitatet e ujërave të ëmbla kanë pësuar një rënie prej 84 për qind – më shumë se ato të oqeaneve dhe pyjeve, thotë raporti i WWF-së. Lumenjtë e botës po mbyten nga infrastruktura ekzistuese dhe e re, konsumi i ujit po rritet çdo vit, peshkimi i ujërave të ëmbla po zbrazet dhe jetesa e miliona njerëzve është në rrezik. Situata nuk është e ndryshme as në Kosovë.

“Kosova është i vetmi vend në kontinentin evropian i deklaruar në ‘stres uji’, që tregon një sasi të pamjaftueshme të ujit të reciklueshëm për person dhe rezulton në mungesë të ujit në periudha të caktuara të vitit. Pritet që ndryshimi i klimës, rritja e popullsisë dhe rritja e nevojave për ujë të rezultojnë në rritjen e presionit në ekosistemet e ujërave të ëmbla tashmë të dëmtuara ”, paralajmëron Fabien Techene nga WWF Adria.

“Të gjitha rrjedhat ujore në të gjithë territorin e Kosovës janë shumë të ndotura sipas institucioneve të Kosovës, veçanërisht për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza nga përdorimet shtëpiake dhe industriale dhe asgjësimit të mbetjeve të ngurta. Ndikimi i minierave të rërës (të ligjshëm ose të paligjshëm) në habitatet e ujërave të ëmbla është gjithashtu i dukshëm përgjatë lumenjve kryesorë të Kosovës. Në këto kushte, rrjedha të lumenjve të pa ndotur kanë mbetur kryesisht në zonat rurale dhe malore, dhe më veçanërisht brenda Zonave të Mbrojtura të Kosovës (11% e territorit të Kosovës), të cilat marrin pjesën më të madhe të biodiversitetit të vendit”, ka shtuar Techene.

Sipas tij, autoritetet shtetërore duhet të reagojnë dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje, duke përmendur çështjen e hidrocentraleve të vogla.

“Në vend të kësaj, institucionet e Kosovës dorëzuan dhjetëra leje ndërtimi për kompanitë e hidrocentraleve gjatë dekadës së fundit, shumë prej tyre ishin të vendosura brenda Zonave të Mbrojtura. Nëse asgjë nuk është bërë për të ndaluar projekte të tilla dëmtuese, patjetër që mund të vulosë fatin e specieve dhe habitateve të ujërave të ëmbla të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Duke rritur biodiversitetin e ujërave të ëmbla, ulet rreziku për sëmundje të reja e sigurohet ushqim për një numër të madh njerëzish, sipas WWF-së.

Raporti thotë se trendet tregojnë se duhet vepruar menjëherë. Për të ulur kurbën e humbjes së biodiversitetit të ujërave të ëmbla, duhet të zbatohet një plan me gjashtë hapa. Aty përfshihet lejimi i lumenjve që të rrjedhin natyrshëm, të zvogëlohet ndotja, mbrojtja e habitateve kritike të ligatinave, dhënien fund peshkimit të tepërt dhe nxjerrjes së paqëndrueshme të rërës, kontrollin e specieve invazive dhe ruajtjen dhe rivendosjen e ndërlidhjeve natyrore.

Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2020 thekson se popullsia globale e gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve ka pësuar një rënie mesatare prej dy të tretave në më pak se gjysmë shekulli për shkak të shkatërrimit të mjedisit i cili po kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve zoonotike siç është COVID-19.

Raporti i një prej organizatave më të mëdha të mbrojtjes së natyrës në botë paraqet një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës në botën natyrore. Aty tregohet se faktorët që besohet se rrisin cenueshmërinë e planetit ndaj pandemive – përfshirë ndryshimin e përdorimit të tokës dhe përdorimin dhe tregtinë e kafshëve – ishin gjithashtu disa nga arsyet e mesatares në rënie me 68% të popullatës globale të specieve të vertebrorëve midis viteve 1970 dhe 2016. Sidoqoftë, shkaku kryesor i rënies dramatike është humbja dhe degradimi i habitatit, duke përfshirë shpyllëzimet, shkaktuar nga mënyra se si njerëzimi prodhon ushqimin.

“Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2020 nënvizon se si shkatërrimi në rritje i natyrës nga njerëzimi po sjell ndikime katastrofike jo vetëm në popullatat e botës së egër, por edhe në shëndetin e njeriut dhe të gjitha aspektet e jetës sonë”, ka thënë Marco Lambertini, drejtori i përgjithshëm i “WWF International”. “Ne nuk mund t’i injorojmë provat – këto rënie serioze në popullatat e specieve të botës së egër janë një tregues që planeti ynë po ndez shenjat e kuqe paralajmëruese të dështimit të sistemeve”.

Artikuj Të Ngjajshëm

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit
Lajme

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
Ka filluar KEDS Academy VIII
Lajme

Ka filluar KEDS Academy VIII

19/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë
Lajme

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Next Post
Kosovarët 3,4 miliardë euro depozita

Në pandemi u morën më pak kredi në Kosovë, diaspora rriti remitencat

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
OBSH: 95% e vaksinave të kufizuara në 10 vende

A kanë QMF’të në Prishtinë kapacitete për të kryer vaksinimin anti-Covid, flasin nga Komuna

21/01/2021
Pavarësisht pandemisë, qytetarët e Kosovës për 11 muaj kursyen mbi 400 milionë euro

Kosova me borxhin publik më të ulët në rajon, Shqipëria e dhjeta në Evropë

21/01/2021
Reagimet e ekonomisë pas vendimit për shtrëngimin e lockdown

Reagimet e ekonomisë pas vendimit për shtrëngimin e lockdown

21/01/2021
Si krahasohet Kosova me vendet e rajonit për rastet me Covid-19

Infektologët dyshojnë se një variant i ri i COVID-19 është i pranishëm në Kosovë

21/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.