• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

KE-ja miraton zarfet financiare prej 138 mln euro për Kosovën

10/09/2020
0
Lajçak ia kujton Serbisë se rruga nga po shkon nuk e çon në BE, ndërsa Kosovës – heqjen e taksës
5
SHARES
48
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Komisioni Evropian ka miratuar mbi 138 milionë euro si asistencë për Kosovën përmes programeve IPA 2019 dhe IPA 2020 për Kosovën dhe Marrëveshjet përkatëse të Financimit janë nënshkruar nga të dy palët. Vendimi IPA 2019 u përmend edhe dje në mbledhjen e Qeverisë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një kumtese thotë se nga kjo shumë, 50 milionë Euro janë ri-programuar për t’i trajtuar pasojat sociale dhe ekonomike të krizës nga COVID-19 në afat të shkurtër dhe të mesëm.

“Do të përkrahen sektorët vijues: Demokracia dhe Qeverisja (Përafrimi me BE), Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Mjedisi, Veprimi Klimatik dhe Energjia, Konkurrenca, Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale”, theksohet në njoftim.

Tutje thuhet se BE-ja tani është në pritje të ratifikimit të këtyre marrëveshjeve nga institucionet e Kosovës në mënyrë që ta nisë zbatimin.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomash Sunjog (Tomas Szunyog), mirëpriti nënshkrimin e Programeve Vjetore të Veprimit IPA 2019 pjesa II dhe 2020 për Kosovën.

“BE-ja ka punuar shumë për ta ri-programuar një pjesë të madhe të asistencës sonë për t’i përmbushur nevojat e njerëzve në Kosovë që janë prekur nga COVID-19. Përkrahja jonë do ta forcojë mbrojtjen sociale, do t’i përkrahë bizneset e vogla dhe do të ndihmojë në stabilizimin e financave publike. Unë u bëj thirrje institucioneve të Kosovës që tani t’i ratifikojnë këto programe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sunjog.

Përmes këtyre programeve, Komisioni Evropian do t’i përkrahë bizneset fillestare dhe mikro-bizneset, krijimin e vendeve të punës dhe punësimin e të rinjve dhe grave, cilësinë e arsimit të lartë, mbrojtjen sociale dhe nevojat themelore të familjeve në varfëri ose pa të ardhura, dhe trashëgiminë kulturore dhe turizmin kulturor. Ai gjithashtu do ta përkrahë Kosovën në parandalimin e degradimit mjedisor të tokës dhe ajrit dhe ndikimin negativ në shëndetin e njeriut duke zvogëluar ndotjen me mbetje të ngurta dhe emetimet nga prodhimi i energjisë.

Artikuj Të Ngjajshëm

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente
Ekonomi

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë
Ekonomi

Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

21/01/2021
Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta të subvencioneve për bujqit
Ekonomi

Qeveria ndanë 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë
Ekonomi

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale

21/01/2021
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja
Ekonomi

Shtatë të vdekur dhe 296 raste të reja me koronavirus

21/01/2021
​Dëmet në bujqësi janë të mëdha, kompensimi pas vlerësimeve
Ekonomi

Qeveria ndan 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

21/01/2021
Next Post
Njoftim më rëndësi nga ATK për kuponët fiskal

ATK në përkrahje të bizneseve

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

21/01/2021
Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta të subvencioneve për bujqit

Qeveria ndanë 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale

21/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.