Programi PowerUP mundësi e mirë për bizneset në Kosovë

A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për tërheqjen e klientëve ose përshtatjen e modelit tuaj të biznesit për ta bërë atë më të qëndrueshëm ndaj pandemisë COVID-19? A po mendoni për financim të jashtëm, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?

Programi PowerUP do t’ju ndihmojë ta bëni këtë, duke ju siguruar gjithashtu një shans për t’u lidhur me kompani të tjera, investitorë, sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të korporatave.

Banka Botërore, nën programin e saj PowerUP: Ndërtimi i Kapaciteteve për firmat në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor po fillon një program të dedikuar për më shumë se 200 kompani të financuara nga Bashkimi Evropian nën Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe zbatuar me mbështetjen e firmës globale të konsulencës Deloitte.

Reklama e sponzorizuar

PowerUP është një program falas i krijuar për për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et që kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr klientë, për të përshtatur modelet e tyre të biznesit dhe që janë potencialisht të interesuar për investime të jashtme. Të gjitha kompanitë e zgjedhura pjesëmarrëse do të marrin mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve dhe paketën e trajnimit që synon të mbështesë perspektivat e tyre të rritjes dhe qëndrueshmërinë ndaj COVID-19 dhe goditjeve të ngjashme të jashtme, si dhe rritjen e gatishmërisë së tyre për investime. Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqendrohet në temat e klientëve dhe tregut, performancën financiare dhe atë të brendshme, markën dhe prezantimin para investitorëve potencial.

Programi synon të zgjasë nga Tetori 2020 deri në Shkurt 2021.

Rreth 100 kompani me performancën më të mirë nga Programi do të ftohen të konkurrojnë në Finalen e “PowerUP” në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor në Mars 2021 dhe të shfaqin biznesin e tyre në skenë për një grup ekskluziv të ftuarish, engjëj investitorë, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë , përfaqësues të korporatave dhe mediave. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në finale do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, pasi ato do të promovohen në mediat lokale dhe rajonale.

Tri prezantimet më të mira do të fitojnë Çmimin e Ekselencës së Sipërmarrjes në Ballkanin Perëndimor për kategori të ndryshme, si dhe mbështetje me nje këshillim ekskluziv për biznesin e tyre, nga ekspertë lokalë dhe rajonalë nga firma globale e konsulencës Deloitte.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:Firmat duhet të jënë të vendosura dhe të regjistruara ligjërisht në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut,
Mali i Zi dhe Serbia);Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve, ose industri të ngjashme.



Ndërmarrjet e vogla & të mesme dhe startup-et e interesuara mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku: http://www.deloitte.com/al/powerup

Për çdo pyetje shtesë, aplikantët mund të kontaktojnë organizatorët në CEBAPowerUpWB@deloitte.com.

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2020.