Mundësi për grante nga Ministria Federale Gjermane

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ofron fonde për të zvogëluar pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 përmes programit develoPPP.de.

Ftohen kompanitë private që të aplikojnë me ide të projektit me qëllim të zbutjes së ndikimit të kësaj krize.

Projektet e përshtatshme mund të financohen deri në shumën 200,000 Euro.

Për më shumë detaje në linkun: https://kastori.net/listim/grante-per-biznese-pergjigja-ndaj-covid-19/