Amerikanët po hanë më pak mish që nga fillimi i pandemisë

Një sondazh i fundit nga 2,000 amerikanë ka treguar se më shumë se gjysma (57 për qind) po hanë më pak produkte të mishit që nga fillimi i pandemisë.

Gjashtë në dhjetë prej tyre kanë treguar se janë kthyer në gjysmë-vegjetarianë, një dietë e fokusuar më shumë në produkte bimore se sa në ato shtazore.

Kur u pyetën për motivimin e tyre për këtë zgjedhje, gjysma e tyre u përgjigjen se e bënë këtë për shkak se është më e shëndetshme. Përgjigjia e tyre vinte nga dëshira për të ngrënë më pak mish dhe të krijonin jetesë së qëndrueshme, shkruan Fox News.

Sondazhi tregoi edhe se gjysma e pjesëmarrësve zgjedhin të hanë mëngjesin me produkte bimore.

Mëngjesi më i famshëm që zgjedhet nga ta është tërshëra, fruta, petulla të përgatitura me produkte me bazë bimore, etj.

Derisa shtatë prej dhjetë pjesëmarrësve pajtohen se mëngjesi është ushqimi kryesor i ditës, gjashtë nga dhjetë prej tyre thonë se mëngjesi është vetëm një nga ushqimet që hanë gjatë ditës.

Rezultatet treguan se produktet bimore nuk janë shumë të shijshme dhe se nuk gatuhen lehtë, transmeton KOHA, ndërsa pjesëmarrësit kanë thënë se transformimi i tyre në dietë me vetëm produkte me bazë bimore do të bëhej brenda pesë vjetësh.