Ekspertët nga shoqëria civile: Marrëveshja për hekurudhat do t’i leverdiste shumë Kosovës

Shtëpia e Bardhë është nikoqire e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç ka njoftuar edhe Përfaqësuesi i Posaçëm për Dialogun, Richard Grenell, temë kryesore do të jetë ekonomia.

Me ndërmjetësimi e Grenellit përfaqësues nga Kosova dhe Serbia para disa muajve kishin nënshkruar disa letra të interesit për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhat dhe autostradat.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka thotë se pret që marrëveshjet e arritura në Mynih të konkretizohen dakordësimiet e arritura në Mynih.

Ai thotë se marrëveshjet ekonomike do të jenë të leverdishme për të dy shtetet.

“Për momentin ata eksportues që dëshirojnë që produktet e tyre t’i transportojnë në Serbi, vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Evropian këtë duhet ta bëjnë vetëm përmes transportit tokësorë i cili është më i shtrenjtë dhe jo efikas. Futje e transportit hekurudhor do ta rriste efikasitetin dhe njëkohësisht edhe leverdinë ekonomike për prodhuesit nga Kosova që të eksportonin produktet e tyre”, tha për RTV Dukagjinin, Arian Zeka.

Eksperti i Komunikacionit Bekim Ahmeti thotë se Kosova më së shumti do të përfitonte nga ndonjë marrëveshje për hekurudhat.

“Hekurudha do të ishte shumë e nevojshme pasi që dihet se rruga më e lehtë për në Evropë për Kosovën është nëpër Serbi. Nëse nuk do të kishte barriera politike dihet se transporti hekurudhor është më i lirë dhe arritje më të shpejt të mallrave në destinacion. Do të ishte shumë e favorshme një marrëveshje e tillë pasi që bashkatdhetarët tanë do të mund të shfrytëzonin edhe transportin hekurudhor për të ardhur në atdhe”, deklaroi Bekim Ahmeti.

Grenell ka thënë se pos ekonomisë mund të diskutohen edhe tema tjera nëse palët kanë gatishmëri.