• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën rekord

02/09/2020
0
Shtetet me më së shumti ari në botë
5
SHARES
48
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020 vlera e arit është rritur me rreth 32% dhe ky ka rezultuar fitimprurës si instrument i investimit të rezervës valutore të vendit. Aktualisht, një onz ar kuotohet në vlerën e 206 mijë lekëve ose rreth 1660 eurove.

Kriza e Covid-19 dhe “përmbytja” e tregut me likuiditet për të ndihmuar ekonominë kanë rritur kërkesës për metale të çmuara, që perceptohen nga investitorët si asete më të sigurta për ruajtjen e vlerës në kohëra krizash.

Ari monetar përbën tashmë 3.6% të rezervës valutore të vendit, ndërsa në muajin maj kishte arritur peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë, me 3.9% të totalit. Pas rritjes së fortë të rezervës valutore nga fondet e eurobondit në muajin qershor, pesha specifike e arit pësoi një rënie të lehtë.

Eurobondi bëri që rezerva valutore e vendit që në mesin e këtij viti të kalonte për herë të parë kufirin e 4 miliardë eurove. Në fund të korrikut, vlera e mjeteve të rezervës ishte 4.12 miliardë eurove ose afërsisht sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shumë është gati katër herë sa deficiti i llogarisë korente të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja në nivele kaq të larta pritet të jetë e përkohshme, pasi një pjesë e eurobondit do të përdoret për shlyerjen e atij të vitit 2015, që maturohet në vjeshtë, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret në funksion të programit të rindërtimit dhe mbulimit të deficitit buxhetor.

Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është zgjeruar me 56%. Rritja është bërë kryesisht përmes blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë për valutë, por edhe zbutjen e goditjeve eventuale që mund të cënojnë stabilitetin financiar të vendit. /Monitor.al/

Artikuj Të Ngjajshëm

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit
Lajme

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta
Ekonomi

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021
Ndryshimi i masave antiCovid në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim
Ekonomi

Ndryshimi i masave antiCovid në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim

20/01/2021
Pfizer-i pakëson dozat e vaksinës për Evropën, kjo është arsyeja
Ekonomi

BioNTech dhe Pfizer thonë se vaksina e tyre është efektive kundër variantit të ri

20/01/2021
​Mbi një milion udhëtarë më pak në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë 2020-tës
Ekonomi

Viti 2020: Më së shumti udhëtime nga Zvicra në Prishtinë

20/01/2021
Next Post
Elon Musk do të bëhet personi më i pasur në botë në prill

Elon Musk tani është më i pasur sesa Mark Zuckerberg

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

20/01/2021
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja

Gjashtë të vdekur dhe 320 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021

Recent News

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.