• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

“Kaosi i çmimeve të barnave dëmton konsumatorët dhe buxhetin 18 milionë euro në vit”

02/09/2020
0
Hapja e aeroportit dhe pishinave, varësisht nga gjendja epidemiologjike
5
SHARES
47
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Manipulime me çmime po ndodhin në tregun farmaceutik të Kosovës, përderisa pandemia COVID-19 ka goditur rëndë vendin, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 14 mijë, përderisa  533 veta tashmë kanë vdekur nga ky virus.

Gjithë këto keqpërdorime me çmimet e barnave në kurriz të konsumatorëve dhe buxhetit të Kosovës vazhdojnë të ndodhin, përderisa është krijuar një terren i përshtatshëm për veprime nga farmacistët pas vendimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Bari Citeral (Ciprofloxacin) 5×100 mg/10 ml, i cili edhe në Kosovë është futur në kuadër të protokolit mjekësor për COVID-19, këtyre ditëve në farmacitë e Prishtinës po shitet me një çmim dyfish më të shtrenjtë, nga 2 euro në rreth 5 euro, përderisa të njejtin në tregun me pakicë të Maqedonisë së Veriut mund ta gjesh më një çmim mesatar prej 2.2 euro, raporton portali “Front Online”.

Kosova dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë, të cilat ende nuk e kanë të rregulluar çmimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale, përderisa kundër këtij rregullimi në shtetin më të ri të Evropës kanë qenë distributorët e barnave, të cilët krijojnë qarkullime milionëshe nga shitja e barnave në vend.

Nga mbi 100 distributorë të barnave sa janë të regjistruar në Kosovë, 10-15 e marrin “ajkën” nga ky treg që vlerësohet se ka qarkullim prej mbi 100 milionë euro në vit.

Pikërisht këta të fundit ka dyshime se kanë lobuar kundër rregullimit të çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale, duke i rritur kështu fitimet e tyre në një treg të parregulluar farmaceutik.

Bari që do të duhej të shitej 34 euro në Kosovë, po shitet 60 euro

Udhëzimi Administrativ 02/2019, i cili ishte nënshkruar në maj të vitit 2019 nga ish-ministri i Shëndetësisë,Uran Ismajli, ka paraparë rregullimin e çmimit të barnave, duke i marrë si referencë çmimin mesatar në vendet e rajonit si: Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Kjo nënkupton se asnjë bari në Kosovë nuk do të mund të shitej më shtrenjtë se mesatarja e rajonit. Por, në mungesë të një rregullimi të çmimit të barnave, po ndodhë e kundërta.

Tabletat Aprizol 30 mg të prodhuesit kroat Belupo, sipas UA 02/2019 është dashur të shiten në tregun e Kosovës me një çmim prej 34 euro, përderisa në tregun vendor po shiten me një çmim prej rreth 60 euro, dyfish më shtrenjtë se në rajon.

Tabletat Pantoprazol që do të duhej të shiteshin me një çmim prej 3.32 euro po shiten në farmacitë e Kosovës me një çmim prej 4.90 euro.
Koncentrati për infusion “Amiodarone”, sipas Udhëzimit Administrativ 02/2019, është dashur të shitet rreth 2.5 euro në barnatoret e vendit, përderisa çmimi i këtij produkti farmaceutik ka shkuar në 20 euro, etj.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë mohojnë se ministri Armend Zemaj e ka bllokuar procesin për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale, por, sipas tyre, Komisioni për përcaktimin e çmimit të barnave, i ka pezulluar të gjitha aktivitetet në mungesë të listave zyrtare deri në marrjen e tyre nga shtetet e rajonit, siç e përcakton Udhëzimi Administrativ dhe që nuk ka pasur mundësi të bëhet sipas komisionit.

“Shtetet të cilat janë marrë si referente në këtë Udhëzim Administrativ nuk i kanë dhënë listat e tyre që Kosova t’i përdorë ato si referenca, siç shkruan në udhëzim, me rastin e përcaktimit të çmimit të barnave”, kanë thënë nga zyra për informim e MSH-së.

Në Ministrinë e Shëndetësisë pranojnë se në Kosovë ka dallime në çmimet e barnave, në krahasim me vendet e rajonit, por, sipas tyre, problemi është se edhe çmimet e caktuara për një numër të madh të produkteve në Kosovë nga Komisioni për përcaktimin e çmimit të barnave janë në kundërshtim me UA, sepse ato çmime nuk janë caktuar në bazë të listave zyrtare siç kërkohet në UA, por duke marrë lista përmes rrugëve jo-zyrtare.

Artikuj Të Ngjajshëm

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit
Lajme

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
Ka filluar KEDS Academy VIII
Lajme

Ka filluar KEDS Academy VIII

19/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë
Lajme

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Next Post
Marrëveshja Kosovë-Serbi, prioritet strategjik i SHBA-së

Cilat do të jenë përfitimet ekonomike të Kosovës nga takimi në Shtëpinë e Bardhë?

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Nafta u rikthehet fitimeve

Nafta u rikthehet fitimeve

21/01/2021
Nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, projekti kap vlerën e 13 milionë eurove

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, projekti kap vlerën e 13 milionë eurove

21/01/2021
Aksionet amerikane shënojnë nivele rekorde në ditën e betimit të Joe Bidenit

Efekti Biden: tregjet amerikane dhe aziatike arrijnë rekorde, rritje edhe në Evropë

21/01/2021
Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

21/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.