Eksportet e Shqipërisë në Kosovë gjatë 10 vjetëve të fundit janë katërfishuar

Tiranë, 2 shtator – Shqipëria dhe Kosova kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit.

Ministrja e Financave dhe Eknomisë, Anila Denaj deklaroi sot gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skender Raçica, se në 10 vitet e fundit eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë katërfishuar.

Gjatë vitit 2019 dinamika pozitive e shkëmbimeve tregtare ka bërë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të arrijë vlerat më të larta të shkëmbimeve në gati 300 milionë euro/ATSH.