Çmimi i naftës e nis javën me rritje

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

Çmimi i derivateve në Kosovë pritet të rritet ditëve në vazhdim. Rritja e çmimit të derivateve të naftës në bursat ndërkombëtare pritet të reflektojë edhe ne Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se çmimet për naftë pritet të rriten deri në 0.99 cent, kurse për benzinë deri në 1 euro.

Ndryshe, nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa Brenti i Londrës pritet të publikojë fitime për të pestin muaj me radhë, gjatë gushtit.

Stimujt që kanë ofruar qeveritë dhe bankat qendrore për të amortizuar efektet negative të pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja graduale e kërkesës kanë mbështetur çmimet.

Kontratat “futures” të naftës Brent të Londrës për nëntorin, që filluan tregtimin sesionin e sotëm, gjenden në rreth 46 dollarë për fuçi.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 43 dollarë për fuçi. Ndërkohë, tregjet e naftës po e lenë pas uraganin Laura, që goditi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara, ndërsa kompanitë e energjisë po përpiqen të rikthejnë prodhimin në normalitet në Gjirin e Meksikës.

Edhe dollari i dobët po ofron një mbështetje për çmimet, pavarësisht se kërkesa për naftë po rimëkëmbet ngadalë, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 në shumë vende të botës.

Referuar të dhënave të tjera, importet e naftës nga Kina parashikohet të bien gjatë shtatorit, për herë të parë në pesë muajt e fundit. Në anën tjetër, çmimet relativisht të larta të naftës dhe gazit po inkurajojnë prodhuesit amerikanë të shtojnë aktivitetin e prodhimit.