A mendoni se çmimi i kredisë përbëhet vetëm nga norma e interesit?

A mendoni se çmimi i kredisë përbëhet vetëm nga norma e interesit? Mendoni përsëri. Duhet të jeni të vetëdijshëm për shpenzimet e tjera lidhur me marrjen e kredisë, siç janë të dhënat për miratimin e kredisë, të dhënat për aplikim për kredi, shpenzimet e vlerësimit të kolateralit/mbulesës dhe të tjera.

Të llogarisim shpenzimet totale të dy kredive të ofruara nga dy banka të ndryshme.

Në këtë shembull, shuma e kredisë si dhe periudha e pagimit janë të njëjta, ndërkohë norma e interesit dhe të dhënat janë të ndryshme.

Shembull: Banka A ofron kredi prej 1000 euro me periudhë shlyerje prej 12 muajsh me normë vjetore interesi prej 10%. Gjithashtu paguan 100 euro komision shtesë për shpenzimet tjera.

Banka B ofron kredi prej 1000 euro, me periudhë shlyerje prej 12 muajsh me normë vjetore interesi prej 8.5% dhe paguan 150 euro për shpenzimet tjera.

Që t’i krahasoni këto dy oferta, patjetër t’i llogaritni shpenzimet totale të kredisë (norma e interesit dhe shpenzimet administrative).

Rregullat për huamarrje të mençur: Mësoni ato, para së të shkoni në bankë.

– Definoni qartë qëllimin tuaj. Për çka ju nevojiten paratë? Sa? Dhe deri kur?

– Mendoni nëse me të vërtetë tani keni nevojë për kredi (para), apo blerja mund të shtyhet, derisa të kurseni para të mjaftueshme. /Buletini Ekonomik/

Burimi: BQK