Shitjet globale të Smartfonëve pësojnë rënie prej 20%

Koronavirusi vijon të godasë tregun e smartphoneve, i cili në tremujorin e dytë ka humbur një të pestën e volumit

Nga prilli në qershor, shitjet botërore të smartphoneve kanë rënë me 20,4 për qind me bazë vjetore, duke zbritur në nivelin 295 milionë njësi. Këto të dhëna publikohen nga Gartner, sipas të cilave Samsung dhe Huawe përballen kokë më kokë për vendin e parë në klasifikim.

Gjatë tre muajve të marrë në analizë, Samsung ka shitur 54,7 milionë smartphone, por shoqëria koreanojugore është ajo që ka pësuar goditjen më të fortë nga pandemia, duke regjistruar një rënie me 27,1 për qind krahasuar me 75 milionë pajisje të shitura në tremujorin e dytë 2019.

Reklama e sponzorizuar

Në vend të dytë, Huawei, i cili ka pësuar një rënie 6,8 për qind, duke zbritur në 54,1 milionë smartphone krahasuar me 58 milionë njësi një vit më parë, duke arritur pranë Samsung. Sipas analistëve, Huawei i ka ardhur në ndihmë ecuria e mirë në Kinë, një treg i cili e mori veten disi krahasuar me tremujorin e parë 2020, gjatë të cilit kolosi me seli në Shenzen ruan kuotën 42,6 për qind.

Në vend të tretë në klasifikimin e Gartner ndodhet Apple, që ruan ecurinë më të mirë – shitjet e iPhone janë reduktuar vetëm me 0,4%, në rreth 38,4 milionë njësi. Jashtë podiumit, Xiaomi, me 26,1 milionë smartphone (-21,5%) dhe Oppo me 23,6 milionë pajisje (-15,9%).