• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Sa para kesh deklaruan në banka liderët kosovarë?

28/08/2020
0
Sa para kesh deklaruan në banka liderët kosovarë?
5
SHARES
49
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Liderët kosovarë përpos pasurive të luajtshme e të paluajtshme, në kontot e tyre bankare kanë deklaruar gjithashtu edhe shuma të larta të parave të gatshme. Buletini Ekonomik ka hulumtuar deklarimet e pasurive të liderëve kryesor, atyre në udhëheqje të shtetit dhe udhëheqësve të partive kryesore në vend, pozitë e opozitë.

Mirjeta Shabani

I pari i vendit, presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se familjarisht posedon gjithsej 11 mijë euro të gatshme nëpër bankat e Kosovës. Personalisht, ai ka para të gatshme vetëm 1 mijë e 194 euro, derisa gruaja e tij ka 2 mijë e 141 euro. Djali i i presidentit, po ashtu ka gjithsej 7 mijë e 744 euro të kursyera.

Kreu i Ekzekutivit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, po ashtu ka deklaruar para të gatshme në vlerë të 6 mijë e 503 eurove. Vetëm të kryeministrit janë 3 mijë e 83 euro, bashkëshortes së tij i takojnë 1 mijë e 311 euro, kurse të dy fëmijëve të tij janë shumat prej 695 dhe 677 eurove.

Ndërkohë, udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare në vend, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, posedon vetëm 934 euro si para të gatshme personale, përderisa bashkëshortja e tij ka të mbledhura gjithsej 9 mijë e 650 euro.

Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar si para familjare të gatshme gjithsej shumën prej 15 mijë e 633 eurove, të ndara në shumat përkatëse si në vijim: të vet Veselit janë gjithsej 7 mijë e 282 eurove, kurse të bashkëshortes së tij janë 8 mijë e 360 euro.

E më i pasuri në vend po del të jetë kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Ai ka deklaruar shuma marramendëse të parave të gatshme që mban nëpër bankat e Kosovës. Si para kesh, ai ka gjithsej 4 milionë e 944 mijë e 139 euro, të ndara në katër banka të Kosovës.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se posedon para të gatshme shumën prej 11 mijë e 300 eurove, përderisa bashkëshortja e tij ka të kursyera vetëm 520 euro.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për vitin 2020 nuk ka deklaruar pasurinë e tij pasi nuk ka marrë ndonjë post zyrtar shtetëror. Ndërkaq, në vitin 2019, në kohën sa mbante postin e kryeministrit të vendit, ai kishte deklaruar si para të gatshme në llogarinë e tij bankare vlerën prej 71 mijë e 720 eurove.

Ndërsa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka deklaruar pasurinë e tij që prej vitit 2016, në kohën kur edhe kishte qenë kryeministër i vendit. Por, ai në deklarimin e pasurisë sa ishte kryeministër, pati deklaruar të holla të gatshme në vlerën e 52 mijë e 626 eurove. /Buletini Ekonomik/

Artikuj Të Ngjajshëm

Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor
Financa

Jeff Bezos rimerr titullin e personit më të pasur në botë

19/01/2021
SHBA jep 15 miliardë dollarë ndihma për kompanitë ajrore
Financa

SHBA jep 15 miliardë dollarë ndihma për kompanitë ajrore

17/01/2021
Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga partitë të rrisin pagat e që minimalja të jetë 320 euro
Financa

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë nga partitë të rrisin pagat e që minimalja të jetë 320 euro

16/01/2021
Fjalëkalimet e humbura bllokojnë milionerë nga pasuritë e tyre në Bitcoin
Financa

Duket se 2020-a është shijuar vetëm prej Bitcoin – Kriptomonedha është katërfishuar në vlerë përgjatë 2020

16/01/2021
Italia jep 460 euro ndihmë mujore sociale, përfitojnë edhe emigrantët
Financa

Italia jep 460 euro ndihmë mujore sociale, përfitojnë edhe emigrantët

16/01/2021
Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor
Financa

Miliarderët amerikanë mblodhën 1 trilion dollarë në pandemi, punëtorët e tyre në zor

15/01/2021
Next Post
BQK e ‘qorton’ ProCredit-in për fshehje të informatave ndaj klientëve

BQK tregon se pse u ankuan qytetarët ndaj bankave gjatë pandemisë

Stay Connected test

  • 79 Followers
  • 22.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Kosova pret efekte të mira nga trajtimi i pacientëve me plazmë konvalescente

Kosova pret efekte të mira nga trajtimi i pacientëve me plazmë konvalescente

19/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
12 libra për biznesin gjatë vitit 2021

Zakonet e përditshme të sipërmarrësve të suksesshëm

19/01/2021
Sektorët ku kosovarët punojnë më së shumti

Si përballet me frikën një ndërmarrës i suksesshëm?

19/01/2021

Recent News

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.