Bordi i përkohshëm propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e mbajtur dje, më 27 Gusht 2020, ka marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën. 

Në dritën e vendimeve të reja të Qeverisë në funksion të menaxhimit  të vazhdueshëm të pandemisë COVID-19, Bordi i përkohshëm ka udhëzuar menaxhmentin t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare. 

Bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave fianciare në korporatë deri me 30.06.2020. 

Reklama e sponzorizuar

Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjthnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme.

Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmntin që të vazhdojë pergatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës. /Buletini Ekonomik/