OBSH i dhuron Kosovës 200 oksigjeno-koncentratorë

Në ceremoninë̈ e pranim-dorëzimit të oksigjeno koncentratorëve, donacion i OBSH-së për QKUK-në, ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj theksoi se po e pranojnë një donacionin e radhës, që për nga cilësia dhe sasia ndihmon shumë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër pandemisë Covid-19.

Ndërsa, u.d i drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi theksoi se kjo ndihmë është 211 oksigjeno koncentratorë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku siguroi se Shërbimi Spitalor i Kosovës do të vazhdojë të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë pacientët.

Ndërsa për donacionet ka thënë se çdo produkt që vjen nga donatorët do të shfrytëzohet në mënyrë të rregullt.

Reklama e sponzorizuar